LAJMI I FUNDIT:

Pas 12 vitesh pezullimi, Flachi rikthehet për herë të parë në fushë

Pas 12 vitesh pezullimi, Flachi rikthehet për herë të parë në fushë

Ish-sulmuesi i Italisë, Francesco Flachi u rikthye në fushë dje me skuadrën e Eccellenza Signa, duke luajtur ndeshjen e tij të parë konkurruese pas përfundimit të një ndalimi 12-vjeçar për kokainë.

46-vjeçari ishte nën kontratë me Sampdorian në vitin 2007, kur u ndalua për dy vjet pasi rezultoi pozitiv për kokainë. Blucerchiati ndërpreu kontratën e tij dhe Flachi u kthye në fushë dy vjet më vonë.

Megjithatë, pas mezi gjashtë muajsh me Brescian, ai doli sërish pozitiv për kokainë dhe mori një ndalim 12-vjeçar, i cili u ndërpre disa javë më parë.


Ish-sulmuesi u rikthye sërish në fushë dje duke luajtur me skuadrën e Eccellenza Signa.

Eccellenza është një ligë joprofesionale dhe divizioni i pestë në Itali. Flachi filloi lojën dhe luajti 30 minuta, sipas marrëveshjes me trajnerin e tij Enrico Cristiani.

Ish-trajneri i Sampdorias, Ëalter Novellino mori pjesë në lojë në tribunë dhe bëri një foto me ish-sulmuesin e tyre në fund të ndeshjes.

“U ndjeva i trullosur para ndeshjes, nuk kam fjetur prej një jave për shkak të emocioneve”, deklaroi Flachi pas vërshëllimes së fundit.

“Jam shumë i lumtur tani dhe dua të falënderoj të gjithë ata që po më bëjnë të ndihem sërish futbollist”.

“Udhëtimi sapo ka filluar, të shohim se çfarë do të ndodhë. Në maj do të filloj një kurs stërvitor”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori