Zelanda e Re ishte raportuar se kishte fituar “luftën” me coronavirusin në saje të masave të marra nga qeveria e vendit.

Por, duket se kjo fitore ishte e përkohshme pasi që tashmë ka zhvillime të reja sa i përket pandemisë globale të quajtur COVID-19.


Ky vend ka zbuluar rastet e para të coronavirusit të transmetuara lokalisht në më shumë se 100 ditë, raporton BBC.

methode sundaytimes prod web bin c26daa42 606e 11ea 8f5d 5d06dfa1e7b9 scaled

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se katër persona nga e njëjta familje kanë rezultuar pozitivisht gjersa burimi i infeksioneve ende nuk dihet.

Auckland do të kalojë në një mbyllje të "nivelit 3" për disa ditësh ndërsa rastet e reja po hetohen, tha ajo.

Ndryshe, Zelanda deri më tani ka raportuar 1570 raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 22 persona. /Telegrafi/