Në fund të korrikut në Serbi janë shfaqur grafite me përmbajtje nacionaliste si “kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjersa me të njëjtën fjali ishin edhe pankartat që mbajtën tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda”, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian “Fiorentina” më 26 korrik në Beograd.
E pas parullave të tilla nacionaliste në Serbi, në kohën kur ndërkombëtarët po mundohen të çojnë para dialogun Kosovë-Serbi kanë ardhur edhe reagime nga krerët e shtetit të Kosovës, ndërkaq reagim pati edhe nga eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ‘Crvena Zvezda’ bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
“Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga Tribunali për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.
In 1990 fans of Serbian football club Crvena Zvezda, led by ICTY-indicted Serbian mobster Arkan, rioted against Croatia. For some, this was a spark of the wars that ensued. Yesterday Crvena Zvezda called for the Serbian army to return to ??. The calls to violence are incessant. pic.twitter.com/hOXojH7ooi
— Albin Kurti (@albinkurti) July 27, 2023
E për thirrjet nacionaliste të tifozëve serbë, eurodeputeti Lukas Mandl ka shkruar në Twitter, gjersa ka etiketuar edhe shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, duke i pyetur nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.
“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne”, shkruan Mandl.
You still want to sanction which country? Kosovo? @JosepBorrellF @OliverVarhelyi @MiroslavLajcak Can you see what‘s going on? Let‘s calm down. Let‘s contribute to deescalation, reconciliation, peace. Everyone. All of us. #EU #Kosovo https://t.co/YZ2ocMUNHr
— Lukas Mandl (@lukasmandl) July 28, 2023
Për parullat nacionaliste të tifozëve të klubit të futbollit “Crvena Zvezda” ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
FFK e ka dënuar ashpër veprimin dhe njëherësh ka shprehur zemërimin dhe shqetësimin e saj lidhur me koreografinë skandaloze, luftënxitëse të tifozëve të klubit serb, Crvena Zvezda, në ndeshjen e futbollit kundër Fiorentinës në Beograd.
“Paraqitja e një tanku si koreografi në tribuna me simbolikën kundër Kosovës është një akt i papranueshëm dhe i pashoq për sportin, por edhe për harmoninë e paqen ndërmjet vendeve dhe popujve në rajonin tonë, e sidomos në periudhën e tensioneve mes dy vendeve.
Ky akt i shprehur publikisht, i shoqëruar edhe me slogane provokuese, dëshmon se opinioni në Serbi dhe autoritetet e atjeshme nuk kanë ndryshuar aspak nga qasja agresore dhe njëherësh është një provokim i hapur ndaj sportit të futbollit dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës