E shtuna solli një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania 4, ku G Bani dhe Danja u përfshinë në një përplasje të fortë pas transmetimit të një komenti nga partneri i Danjës jashtë shtëpisë.

G Bani ka flirtuar dhe ngacmuar prej kohësh bionden bukuroshe, duke krijuar situata që kanë ngjallur jo pak reagime brenda dhe jashtë shtëpisë. Këto veprime kanë bërë që partneri i Danjës të shprehë hapur pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale.


Gjatë spektaklit të së shtunës, produksioni vendosi të transmetojë një koment të tij në Instagram, ku ai i replikonte dikujt me fjalët: "Po më soset durimi, s’i kam borxh gjë".

Kjo ka ndezur një debat mes G Banit dhe Danjës, e cila u përball me situatën live, duke u shprehur se nuk dëshiron të vihet në një pozitë të tillë.

Nga ana tjetër, G Bani tentoi të justifikohej, duke theksuar se gjithçka është në kufijtë e argëtimit dhe se nuk ka pasur ndonjë qëllim keqdashës.

Në këtë diskutim ndërhynë edhe prezantuesi dhe opinionistët, të cilët i sugjeruan G Banit që të tregohet më i kujdesshëm dhe të ndalë flirtimet ndaj Danjës, për të shmangur tensione të panevojshme brenda dhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/