Partitë politike në pozitë e opozitë ditëve dhe javëve të fundit kanë pasur takime të ngjeshura me bashkatdhetarët në diasporë. Për njohësit e çështjeve politike ky shihet si një mesazh se ato po përgatiten për zgjedhje.
Gjatë së dielës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi takime me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Evropës.
Në po të njëjtën ditë, edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi takim me bashkatdhetarët në Lozanë të Zvicrës.
Rreth dy javë më parë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, qëndroi në Aragau të Zvicrës, ku u takua me mërgatën atje.
Të njëjtën gjë si opozitarët e bëri edhe kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Zvicër. Vizitën trijavore në këto vende ai e shfrytëzoi edhe për t’i takuar shqiptarët që jetojnë atje.

Por, cilat janë mesazhet e këtyre takimeve, a po shkon vendi drejt zgjedhjeve dhe a ka përpjekje nga subjektet opozitare për të reduktuar avantazhin Lëvizjes Vetëvendosje në diasporë?
Arifi: Kthimi i vëmendjes së partive kah mërgata – sinjal që po përgatiten për zgjedhje
Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, në një prononcim për Telegrafin tha se është e vërtetë se ka elemente që partitë opozitare, por edhe partia në pushtet, po lobojnë që të mbledhin sa më shumë vota dhe simpatizantë në diasporë.

Sipas tij, kjo jep sinjal edhe që mund të ketë përgatitje për zgjedhje apo rritje të anëtarësisë në diasporë.
Sa i përket opozitës, Arifi pohoi se i gjithë ky angazhim i tyre në diasporë po bëhet për të reduktuar ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje atje, por shtoi se kjo është politikë e gabuar e të gjitha subjekteve politike.
“Është politikë e gabuar e partive, përfshirë edhe LVV-në sepse mirëqenia e qytetarit s’mund të rregullohet pasi nuk është në fuqinë e politikës së Kosovës. Ajo që duhet të bëhet është të rregullohet mirëqenia e qytetarit në Kosovë”, deklaroi ai.

“Sigurisht, duhet të rregullohet ligji që ua lehtëson bashkatdhetarëve votimin në Kosovë, po ashtu vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe duhet të emërohet një zëvendësministre për diasporën. Pra, ka shumë gjëra që mund të bëhen. Por, po shihet një lloj ikje nga realiteti. Dhe partitë po mundohen të ‘thithin’ sa më shumë vota nga diaspora”.
Arifi tutje shtoi se kjo është një politikë e gabuar dhe lë të kuptohet se ndryshimi real shoqëror nuk ka ndodhur ende.
“Derisa ka kaq shumë angazhim në diasporë, në Kosovë mirëqenia vetëm po përkeqësohet dhe kjo është shenjë që nevoja e qytetarit të Kosovës nuk po respektohet e as kuptohet”.

Sadiku: Kurdo që mbahen zgjedhjet, opozita e vendosur t’i bëjë konkurrencë VV-së në diasporë
Ndryshe nga Arifi mendon politologu Arbnor Sadiku, i cili thotë se është lajm i mirë që partitë politike në Kosovë e kanë bërë pjesë të agjendës së tyre diasporën kosovare, pasi kjo e fundit ka rol të madh në zhvillimin e jetës politike, si dhe ekonomike të Kosovës.
Sa i përket mundësisë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, Sadiku pohon se kjo gjë nuk mund të parashikohet me lehtësi, por sipas tij, kurdo që të mbahen, partitë opozitare janë të vendosura për të marrë pjesën e votueseve të tyre tradicionalë në diasporë.
“Dhe po ashtu për t’i bërë konkurrencë edhe VV-së, pasi që dihet roli i diasporës në fitoren e zgjedhjeve nacionale të VV-së në Kosovë”, u shpreh ai në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

“Ndaj, për fund mund të themi se marrëveshjen e dikurshme midis LDK-së, PDK-së e AAK-së për mos angazhimin e diasporës kosovare në zgjedhjet në Kosovë, e theu së fundmi VV-ja, dhe pas kësaj, nuk ka kthim mbrapa. Të gjitha partitë politike që garojnë për zgjedhje nacionale dhe lokale duhet kenë pjesë të agjendës së tyre të rregullt takimin me elektoratin e diasporës sikurse me atë të Kosovës, sepse ata janë pjesa më vitale e ekzistencës së shtetit të Kosovës”.

Si votoi diaspora në zgjedhjet nacionale të 14 shkurt?
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, nga diaspora kishin votuar 56 mijë e 610 qytetarë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LVV fitoi 44,252 vota nga mërgimtarët. Pas saj, me shumë më pak vota u radhit PDK-ja e cila mori 5,032 vota. LDK-ja ishte e treta me 4,287 dhe në fund AAK-ja me 1,112 vota./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Risteski: Inspektorati i Tregut ka konstatuar parregullsi, marketet më të padisiplinuara mund të mbyllen

Vërshimet 26 qershorit në Dragash, kryetari i komunës akuzon Kurtin për mungesë të ndihmës

KOSM: Qytetarët ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike, po mendojmë se si do të veprojmë tutje

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Vaktia e Ramazanit 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk