LAJMI I FUNDIT:

Partitë shqiptare dhe VAKAT pritet ta zyrtarizojnë listën e përbashkët për Mitrovicën Veriore

Partitë shqiptare dhe VAKAT pritet ta zyrtarizojnë listën e përbashkët për Mitrovicën Veriore
Erden Atiq, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka njoftuar se sot nga ora 16:00 pritet të zyrtarizohet arritja e marrëveshje për bashkimin e subjekteve politike në një listë të përbashkët për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në këtë komunë.

Atiq në një postim në Facebook shkruan se në këtë listë do të jenë të gjitha partitë shqiptare dhe partia që vije nga komuniteti pakicë, VAKAT si dhe Shoqëria Civile.

“Kemi nderin të ju njoftojmë, që sot në ora 16:00 do të mbajmë konferencë për shtyp tek rrethi matan urës së Ibrit (tek ish xhamia e urës së iIbrit), ku do të prononcohemi për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e shumicës absolute të subjekteve politike në një listë të përbashkët”, shkroi Atiq në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori