Partitë politike në Maqedoni nuk i respektojnë masat anti-covid, nuk kërkojnë certifikatë vaksinimi nëpër tubime

Dje, partitë politike filluan zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale, por pa respektuar protokollet të vendosura për shkak të COVID-19.
Asnjëra nga partitë politike nuk kërkon nga qytetarët e pranishëm në tubime certifikatë vaksinimi, edhe pse këto janë ngjarje të organizuara me një numër të madh njerëzish në një hapësirë.
Sipas masave të fundit, të miratuara nga Qeveria më 24 gusht, certifikatë vaksinimi ose vërtetim për kalimin e COVID-19, është e detyrueshme për çdo lloj ngjarje në natyrë. Partitë më të mëdha, si ato në pushtet ashtu edhe opozita, nuk respektojnë masat.
LSDM -ja e hapi fushatën të hënën me tubime në Manastir dhe Kumanovë, dhe dje ata ishin në Shkup në Kisela Voda dhe në Ibni Pajko Park ku u promovua kandidatura për mandat të dytë e kryetarit të Shkupit Petre Shilegov. OBRM-PDUKM filloi fushatën nga Teatri Antik në Ohër, dhe dje ata kishin tubime në Strugë dhe Resnjë. BDI -ja në pushtet i filloi zgjedhjet me tubim në Gostivar, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Shkup në sheshin “Skënderbeu”.
Në tubimet e partive politike u vu re se në asnjërin prej tubimeve, nuk kishte persona që kërkonin nga të pranishmit të tregonin certifikatë vaksinimi. Rrallë ndonjë nga kandidatët për kryetarë, këshilltarë dhe ministra apo qytetarë të pranishëm mbante maska, edhe pse përshëndeteshin dhe përqafoheshin.
Nga selia e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, për “sdk.mk”, përcjell Telegrafi Maqedni, thonë se nuk kanë kërkuar certifikata sepse nuk kanë marrë protokolle për organizimin e tubimeve nga Komisioni për Sëmundjet Infektive.
Nga BDI thanë se tubimet dhe të gjitha aktivitetet e tjera për zgjedhjet lokale organizohen dhe mbahen në ambient të hapur, respektivisht respektimin e të gjithë protokolleve shëndetësore për mbajtjen e ngjarjeve në natyrë, pa dhënë përgjigje specifike nëse kërkojnë certifikatë vaksinimi.
Ndërsa nga partitë maqedonase nuk janë përgjigjur në lidhje me çështjen e organizimit të tubimeve në kuadër të fushatës zgjedhore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë