LAJMI I FUNDIT:

Partitë politike ende nuk e dijnë kur ka takim të ri liderësh (Video)

Partitë politike ende nuk e dijnë kur ka takim të ri liderësh (Video)

Partitë politike nuk zbulojnë ende nëse do të ulen në tryezë të përbashkët për të shoshitur mosmarrëveshjet. Ndërkohë ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së Jess Baily dhe Aivo Orav vazhdojnë takimet intensive me liderët e partive në mënyrë që të bindin palët që ti kapërcejnë dallimet. Megjithatë ambasadorët nuk zbardhën planin e tyre. Ata refuzuan të japin detaje pas takimit të sotëm me liderët e partive opozitare Zoran Zaev dhe Menduh Thaçi. Ambasadori amerikan Belji tha shkurt se përpiqen t’i ndihmojnë Maqedonisë që të dalë nga kriza.

“Vazhdojmë të mbetemi në kontakt me të gjithë liderët e partive politike. Do të tentojmë t’i ndihmojmë Maqedonisë të dalë nga kriza politike. Hapat e ardhshëm do t’i njoftojmë më vonë”, tha ambasadori i SHBA-së, Jess Baily.

Para takimit me ambasadorët, Zoran Zaev shprehu gatishmëri për ti rifilluar bisedimet me palët tjera nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës, por vetëm me kushtin e shfuqizimit të vendimit të presidentit Ivanov dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.


“Opozita mbetet faktori konstruktiv në këtë proces. Ne haptazi i kemi kumtuar kushtet tona e ato janë shfuqizim i vendimit për falje dhe thirrje e kuvendit për përmbushje të kushteve për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta. Nëse këto vendosen në tavolinë me mundësi edhe të shfuqizimit të faljes dhe thirrjes së kuvendit, ne jemi këtu, si partner konstruktiv në bisedime që ti vazhdojmë bisedimet për të gjitha detajet, si për kushtet për zgjedhjet ashtu edhe për kërkesat e tjera të përcjella vazhdimisht gjatë këtij procesi”, tha Zoran Zaev, për Alsat-M.

Zaev refuzoi ta komentojë porosinë nga Brukseli, të përcjellë përmes ambasadorit të BE-së Aivo Orav. Ai zbuloi vetëm se komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht ri-përsërit qëndrimin, ku theksi bie mbi kushtet për zgjedhje, shfuqizimin e vendimit për falje të Ivanovit, dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira. Alsat ditë më parë njoftoi për një mesazh të komunitetit ndërkombëtar që ambasadori i BE-së Orav përcolli deri tek palët në vend, ku theksohej synimi për zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe zbatimin në përpikëri të marrëveshjes së Përzhinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori