Derisa Qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev pretendon se po punon për uljen e borxhit publik të vendit, që sipas saj ka arritur në shifrat më të larta që nga pavarësia e Maqedonisë, opozita nga ana tjetër akuzon ekzekutivin e ri se po e fut shtetin në borxhe të reja.
Të dhënat e fundit të Entit të Statistikës tregojnë se borxhi publik sillet në rreth 5 miliardë euro, apo mbi 50 për qind të Bruto Prodhimit Vendor. Nga Ministria e Financave kanë konfirmuar marrjen e borxheve të reja, por edhe shlyerjen e borxheve të vjetra, dhe se rezultati sipas saj, është në favor të shlyerjes së borxhit prej disa dhjetëra milionë euro.
Por, sipas OBRM-PDUKM-së së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski me rishikimin e buxhetit për të cilin po debatohet për më shumë se një javë në Kuvend, parashihet marrja e një borxhi të ri prej 150 milionë euro. Nga kjo parti, gjithashtu e vlerësojnë si gënjeshtër vlerësimin e Qeverisë së Zaevit, se kanë zbuluar një borxh të fshehur prej më se 1 miliard euro, gjë që sipas saj nuk qëndron, meqë bëhet fjalë për tentim nga ana e Qeverisë për shpërndarjen e borxhit nëpër ndërmarrje publike dhe institucione tjera në nivelin lokal, dhe për ta prezantuar pastaj si borxh të pa faturuar, shkruan REL.
“Për atë se sa e suksesshme do të jetë Qeveria e re, po shihet që në fillim të punës së saj. Nëse në fillim nuk vendosen politikat dhe strategjitë se në çfarë drejtimi do ta çoni vendin, do të jetë e kotë. Qeveria e re po rrënon gjithçka që është ngritur nga Qeveria e kaluar, e cila kishte marrë mirënjohje të shumta nga institucione ndërkombëtare për mënyrën se si po e drejtonte vendin. Me rishikimin e këtij buxheti dhe shkurtimet prej qindra miliona euro, kjo Qeveri po dëshmon se interes parësor nuk ka ekonominë, por punësimet partiake. Borxhet e përditshme po dëshmojnë se ajo do të rrënojë atë që është ngritur viteve të fundit”, ka dekluar Liljana Zaturoska, deputete e OBRM-së.
Nga LSDM-ja në pushtet thonë se më së paku për çështje borxhi mund të flet OBRM-ja, e cila sipas saj ka futur në borxh çdo qytetar të Maqedonisë në vlerë prej rreth 2 mijë euro. Ministri i Financave, Dragan Tevdoski së fundi ka zbuluar një borxh të ri, që sipas tij, shteti i ka shfrytëzuesve buxhetorë.
“Shuma e obligimeve të papaguara deri më 31 maj të vitit 2017, arrin në 22 miliardë denarë apo 363 milionë euro. Borxhet kanë të bëjnë me ndërmarrjet publike, fondet dhe komunat. Ministria do të shqyrtojë me kujdes të dhënat dhe më pas do të hartojë strategjinë se si do të përballet me këtë borxh”, ka deklaruar Tevdovski.
Njohësit e çështjeve ekonomike, thotë se është iluzion të mendohet se Qeveria do të funksionojë pa borxhe, por se më rëndësi sipas tyre është transparenca dhe dedikimi i borxheve apo shpenzimi i tyre për projekte kapitale.
“Normalisht se deklaratat politike që vijnë kryesisht nga OBRM-ja, kanë për qëllim që të jenë aktual pas humbjes së pushtetit, por vlerësoj se një shenjë pozitive e kësaj Qeverie është se huat e reja janë më transparente në projektimin dhe harxhimin e tyre. Ne gjithmonë kemi thënë se marrja e huave duhet të shkojë në projekte kapitale dhe projekte produktive. Qeveria po jep sinjalet e para se pikërisht në këto projekte do t’i adresojnë huat dhe ne duhet të presim dhe të shohin se do a do vazhdojnë me këtë ritëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Fatmir Bytyçi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Toshkovski: Burgu i Shkupit ka funksionuar më shumë si subjekt turistik- hotelierik sesa si burg

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lirohen nga detyra ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe zëvendësi ekzekutiv i KEK-ut

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet