Partitë politike në Kosovë, tash e disa ditë janë duke heshtur lidhur me mundësitë e koalicioneve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 11 qershor.
Pas përfundimit të votimeve, si dhe publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partitë politike patën dhënë një varg deklaratash lidhur me mundësitë e krijimit të koalicioneve, që do ta krijonin ekzekutivin e ri të vendit.
Por, heshtja e tanishme, në opinion po shihet edhe si mungesë opsionesh nga partitë politike pas rezultatit te zgjedhjeve, i cili nuk u garanton atyre formimin e Qeverisë, pa lidhjen e koalicioneve të reja paszgjedhore.
Politologu Ramush Tahiri, shpreh mendimin se heshtja e partive politike lidhur me koalicionet e mundshme është kalkulim i tyre, veç e veç, që do të zgjasë deri sa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, si të verifikohet mandati. Sipas tij, në momentin që certifikohen rezultatet dhe secila parti do ta dijë se sa deputet i ka, atëherë do të fillojnë bisedimet dhe marrëveshjet për bërjen e koalicioneve.
“Ajo që tash shihet është se janë tri grupe të mëdha. Asnjëra nuk i ka më shumë se 35 për qind të votave dhe koalicioni detyrohet të bëhet me njërin nga këto tri grupet, plus minoritetet. Pas verifikimit të mandateve, është e kuptueshme që koalicioni i parë do të synojë që t’i bëj numrat dhe do të kërkojë bisedimet, fillimisht me koalicionin, e pastaj, është taktikë, do të kërkojë edhe me partitë brenda koalicionit. Së fundmi edhe me individët e veçantë”, tha Tahiri.
Politologu Belul Beqaj, thotë se faza aktuale është ajo e mundësisë potenciale të konkretizimit të deklaratave publike të subjekteve të caktuara dhe liderëve potencialë. Tashmë, sipas politologut Beqaj, pritet një fazë e re për subjektet politike.
“Ata do të ballafaqohen me realitetin, të hidhur ose me shpresën se munden eventualisht të bëjnë koalicione, varësisht prej kalkulimeve me parti, por edhe me individë të caktuar. Por, një çështje, sipas mendimit tim, do të ishte gabim që të jetë pjesë e kalkulimeve. Kjo ndërlidhet me formimin e Qeverisë, e cila do të varej më shumë nga Lista Serbe se sa që do të varej nga deputetët dhe subjektet tjera politike”, thotë Beqaj.
Por, a ekziston mundësia potenciale për bllokimin e procesit për krijimin e Qeverisë së re, për faktin se asnjë nga subjektet politike nuk e ka përqindjen e votave që i garanton formimin e Qeverisë si e vetme?
Tahiri shpreh mendimin se nuk do të ketë ndonjë bllokadë për formimin e ekzekutivit të ri, për faktin që, sipas tij, mundësitë kushtetuese dhe ligjore ekzistojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë.
“Nëse mandatari i parë nuk arrin ta bëj Qeverinë dhe t’i ketë 61 vota të deputetëve, atëherë e dorëzon (mandatin). Atëherë, mandatari tjetër nga koalicioni tjetër do t’i ketë numrat, sepse 50 përqindëshi është ose herën e parë ose herën e dytë. Nuk ka herë të tretë. Dhe, varet se si do ta ndajnë pushtetin, do të thotë, postet ministrore dhe kryeministrin. Gjithashtu, pjesë e dytë, por që nuk është më pak e rëndësishme, është ajo se çfarë programi qeverisës do të harmonizojnë dhe me të cilin do të dalin para deputetëve”, thotë Tahiri.
Edhe Beqaj nuk beson se mund të ketë ndonjë bllokadë për formimin e ekzekutivit. Sipas tij, partitë politike kanë nxjerrë mësimin nga përvoja e kaluar, kur pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, formimi i Qeverisë së re ishte bllokuar për 6 muaj. Megjithatë, sipas tij, në rast se përsëritet një situatë e ngjashme, atëherë partitë politike duhet të kërkojnë zgjidhje të situatës.
“Por, mundet shumë shpesh të mendohet, nën një, që sipas mendimit tim nuk është e gabuar, për formimin e një Qeverie teknike, me një mandat prej 6 ose 12 muaj, e cila do të shërbejë si fazë kalimtare për reformën e sistemit zgjedhor; për reformën e partive politike, të cilat kanë nevojë për tu reformuar; për arritjen e disa vendimeve, të cilat nuk adresojnë përgjegjësi konkrete te askush, por tek të gjithë, siç është Demarkacioni dhe Asociacioni. Pastaj, të përgatitet një fazë e re e vetëdijesimit të elektoratit dhe të partive, me një kualitet të ri të bërjes politikë”, tha Beqaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, do të bëhet gjatë kësaj jave. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025