Parregullsi në dhënien e tenderit për ndërtimin e gazsjellësit Shtip-Negotinë

Disa kompani që u nxorën jashtë lojës për ndërtimin e gazsjellësit Shtip – Negotinë do ta apelojnë procedurën, mëson Alsat – M. Ata besojnë se janë përjashtuar padrejtësisht nga Resurset Energjetike të Maqedonisë të cilët e kanë kryer ankandin elektronik. Nga ky institucion heshtin prej më shumë se një javë për këtë procedurë, edhe pse në ankand u zgjodh kompania që do ta ndërtojë gazsjellësin. Por, nga REM nuk zbulojnë detaje as për zgjedhjen e kompanisë që do ta ndërtojë gazsjellësin, as për arsyet e përjashtimit të kompanive të tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gazsjellësi Shtip-Negotinë do të ndërtohet me një kosto prej 15.8 milionë euro dhe kjo është shuma që është arritur në ankand, ku morën pjesë vetëm dy konsorciume. Praktikisht, në ankand kanë marrë pjesë dy konsorciume që kanë pasur ofertat më të larta, ndërsa konsorciumet me ofertat më të ulëta janë përjashtuar më parë.
Sipas informatave, për fitues të tenderit është zgjedhur kompania Rapid Bild, që është në pronësi të biznesmenit kumanovar Toni Karanfilovski, i cili konsiderohet si njeri i afërt i partisë në pushtet. Kompanitë e Karanfilovskit tashmë janë duke punuar në ndërtimin e gazsjellësit Klevçovcë-Shtip. Dhe pikërisht Karanfilovski, me anë të kompanive të tij, direkt para se ta merr biznesin me gazsjellësin në Kleçovcë, e bleu edhe fabrikën e tubacionit në Kumanovë “FZC 11 tetori”, e cila nga ana tjetër konsiderohet se do duhet të luajë një rol kyç në këtë biznes fitimprurës.
Njëkohësisht, derisa procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e gazsjellësit Shtip-Negotinë e tronditin afera kontroverse, skandale dhe jotransparencë, institucioni kompetent REM do të duhet ti vlerësojë edhe ofertat për pjesën Shkup- Gostivar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit