Parlamenti i ri i Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, do të ketë nivelin më të lartë të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1992.

Në nisje të legjislaturës së re parlamentare, në shtator do të ulen në sallën e seancave plenare 39 deputete nga 140 gjithsej.


Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me 11 deputete gra. Lëvizja Socialiste për Integrim ka pesë deputete dhe PDIU do të ketë një deputete - atë të qarkut të Dibrës, Reme Lala.