Parlamenti i Kanadasë merr në pyetje drejtuesit e Google në lidhje me testimin e bllokimit të lajmeve

Google do të ndalojë bllokimin e artikujve të lajmeve nga disa prej rezultateve të kërkimit të disa përdoruesve kanadez duke filluar nga 16 marsi, i tha të premten një ekzekutiv i kompanisë një paneli parlamentar kanadez që hetonte firmën e teknologjisë.
Muajin e kaluar, Google filloi testimin e censurës së kufizuar të lajmeve si një përgjigje e mundshme ndaj një projektligji të qeverisë kanadeze që synon të detyrojë platformat në internet të paguajnë botuesit në Kanada për përmbajtjen e lajmeve.
Google ka pretenduar se testi është i ngjashëm me mijëra teste të tjera të produkteve të cilat kompania i bënë rregullisht. Testet, për të cilat kompania thotë se i prek më pak se 4 për qind të përdoruesve kanadez, ka filluar që nga 9 shkurti, dhe ishte planifikuar që të zgjasë për një periudhë 5 javore, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Duke folur para një komisioni parlamentar që hetonte testet, menaxheri i politikave publike të Google, Jason Kee, konfirmoi se testet do të përfundonin javën e ardhshme. “Dua të nënvizoj se këto janë vetëm teste. Asnjë vendim nuk është marrë për ndryshimet e produktit”, bëri të ditur Kee.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, muajin e kaluar bllokimin e përmbajtjeve të lajmeve, e cila erdhi si reagim ndaj “Aktit të lajmeve në internet”, një projekt-ligj qeveritar që krijoi rregulla për platformat si Facebook dhe Google të Metës për të negociuar marrëveshje tregtare dhe për të paguar botuesit e lajmeve, e kishte quajtur “gabim trashanik” të Google.
“Me të vërtetë më befason që Google ka vendosur që të parandalojë kanadezët të kenë qasje në lajme dhe jo të paguajnë gazetarët për punën që ata bëjnë”, kishte deklaruar ai.
Industria kanadeze e mediave të lajmeve, i ka kërkuar qeverisë për më shumë rregullime të kompanive të teknologjisë, kjo për të lejuar industrinë të rikuperojë humbjet financiare që ka pësuar në vitet kur gjigantët e teknologjisë fituan në mënyrë të qëndrueshme një pjesë më të madhe të tregut të reklamave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motorola po përgatit telefonin më të qëndrueshëm deri më tani
Google interesohet për blerjen e Yahoo’së?

Parashikimi i motit do të bëhet nga Inteligjenca Artificiale - studiuesit japin detaje

Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia