Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi ka thënë se KEK-u planifikon të ndërtojë 100 megavat kapacitete solare në sipërfaqen e termocentralit Kosova A.
Kur diskutoi për strategjinë e ardhshme të energjisë, drejtori ekzekutiv i KEK, Nagip Krasniqi theksoi rolin e pashmangshëm të KEK-ut në sektorin e energjisë, si prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend.
Ai ndau se janë dërguar propozime në Ministrinë e Ekonomisë, të cila sipas tij, përveç investimeve për mirëmbajtjen e kapaciteteve ekzistuese, përfshijnë edhe projekte për energjinë e ripërtëritshme.
Sipas Krasniqit, KEK-u po kërkon të zhvillojë një park solar 100 MW në një nga ish-deponitë e ‘Kosova A’, dhe ai beson se nëse jo i gjithë kapaciteti, gjysma e tij do të jetë gati brenda një viti.
“Qasja jonë është se kemi dërguar propozimet tona, që parashohin në kuptim përveç pjesës së mirëmbajtjes investimeve në kapacitete ekzistuese, ne parashohim të ndërtojmë edhe parqe solare”, tha ai.
“Ne tani veç jemi në një proces me KfW gjermane me BE-në që të fillojmë një projekt prej 100MW, park solar, në ish deponinë e Kosova A”, bëri të ditur Krasniqi.
“Unë sot kam pasur një bisedë me përfaqësuesit e Kfw, të shkurtër jo shumë formale, edhe ku tek ata mund të ketë edhe probleme burokratike deri sa kjo zgjidhet, që në fakt më herët ka qenë edhe te KEK-u e njëjta gjë, kështu që këto gjëra kanë shkruar shumë ngadalë”, tha ai.
“Unë kam plan që këto t’i përshpejtojë edhe sigurisht që edhe ata do t’i përshpejtojnë dhe unë besoj që nuk duhet të jetë më shumë se 1 vit, që do t’a kemi një park solar qoftë për 50MW e para”, theksoi Krasniqi. /buletiniekonomik/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova