LAJMI I FUNDIT:

Parku Kombëtar “Sharr” e mbushur me deponi të vogla

Parku Kombëtar “Sharr” e mbushur me deponi të vogla

Edhe pse Park Kombëtar, në Malin Sharr mund të gjesh me dhjetëra mini deponi. Shumica janë në afërsi të fshatrave, ku edhe vetë banorët hedhin mbeturina. Ministria e Mjedisit, Kaja Shukova thotë se pastrimi i deponive në këtë zonë janë para të hedhura kot, sepse të njëjtat vetëm pas disa muajsh përsëri mbushen plot.

“Unë jam gjatë në ministri dhe e di se sa para janë dhënë vite me radhë, të financuar nga Qeveria, bashkësive lokale për të pastruar shumë mini deponi dhe praktika tregon se lokacionin e njëjta njëjtë mbushen me mbeturina. Ajo për mua është s’di si të ju them, e thënë në gjuhën popullore është hedhje e parave dhe nëse nuk mësohemi se atje ku i pastrojmë nuk duhet të hedhim mbeturina, efekti i pastrimit të deponive është minimal.”- deklaroi Kaja Shukova, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Komuna e Tetovës pret që çështjen e deponive nga mali Sharr ta zgjidhë me partnerin e ri privat për grumbullimin e mbeturinave, pasi që partneri i ri ka paraparë që mbeturinat të grumbullohen edhe në fshatrat e malësisë dhe kështu banorët do të kenë ku t’i hedhin.


“Komuna e Tetovës, siç edhe është informuar opinioni, ka zhvilluar një studim fizibiliteti dhe është në procesin e lidhjes me një partner privat për menaxhimin e mbeturinave në të gjithë territorin e Tetovës. Partneri privat do të menaxhojë mbeturinat e qytetit dhe po ashtu ka hartuar edhe plan të detajuar për menaxhimin dhe heqjen e mbeturinave në të gjitha vendbanimet që gravitojnë në Komunën e Tetovës.”-tha Besarta Ramadani, Zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Pastrimi i deponive në malin Sharr ka ngjallur edhe akuza e kundër akuza mes komunës së Tetovës dhe Institucionit të Parkut kombëtar. Komuna ka akuzuar se edhe pse ministria ndau mjete, mbeturinat në Sharr nuk u pastruan. Ndërsa nga Parku Nacional thonë se shumica e fshatrave në Komunën e Tetovës, të Bogovinës dhe të Tearcës nuk mblidhen mbeturinat./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori