LAJMI I FUNDIT:

Parku i Apolonisë, së shpejti hap dyert për vizitorët

Parku i Apolonisë, së shpejti hap dyert për vizitorët

Parku arkeologjik i Apolonisë, i shpallur monument kulture nga viti 1948 është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë, duke vazhduar t’i rezistojë kohës dhe mungesës së mirëmbajtjes, si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë.

Tashmë, në qendër të vëmendjes nga qeveria dhe nga Ministria e Kulturës, ky park arkeologjik i është nënshtruar një restaurimi rrënjësor, duke e bërë atë të denjë për vlerat historike që përfaqëson. Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni dhe Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi, inspektuan 3 ditë më parë punimet që janë drejt fundit dhe pritet të sjellin një rritje të numrit të vizitorëve këtë vit.

Projekti i plotë i rehabilitimit të të gjithë parkut të Apolonisë, arrin një vlerë investimi prej 750 mijë eurosh. Për të parën herë projekti është i plotë që nga masterplani deri tek sistemi inxhinierik, deri tek sistemi elektrik, sistemi i pompave të ujit e deri tek itineraret e turistëve.


Kjo përfshin dhe restaurimin e kishës së Shën Mërisë (e ndërtuar rreth vitit 1220 dhe unike në Shqipëri për shkak të konfigurimit të pazakontë të saj në formën e kryqit të brendashkruar), të Manastirit, Trapezarisë, gjithë sistemit të portikëve të statujave dhe të muzeut. Parku i Apolonisë është shumë pranë inaugurimit dhe hapjes së dyerve për një “boom” vizitorësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Kalo në kategori