Vite me radhë, sikurse banorët e Tetovës, edhe banorët e Komunës së Gostivarit përballen me mungesën e vendparkimeve. Krahas mungesës së vendeve adekuate për parkim, po ashtu problem në vete paraqet edhe parkimi vend e pa vend i automjeteve. Këto dy qytete të Pollogut vazhdimisht kanë probleme të kësaj natyre, ku edhe premtohen investime për të zgjidhur kaosin lidhur me parkimin. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka paralajmëruar së fundmi se këtë vit do të fillojë ndërtimi i parkingjeve në kate. Sipas tij, tre të tilla do të ndërtohen në territorin e qytetit të Gostivarit.
“Mund të informoj se këtë vit, në pranverë do të fillojnë punimet për ndërtimin e tre parkingjeve në kate”, ka thënë shkurt Taravari. Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar se në Tetovë do të ndërtohen parkingje në kate për të zbutur kaosin në rrugët e Tetovës. Në ndërkohë, po ashtu këto dy qytete përballen me problemin e qenve endacak. Në Gostivar janë dy qendra për trajtimin e tyre. Për njërën prej tyre ka vërejtje nga ana e Inspektoratit të Veterinarisë, sepse duhen të plotësohen disa kushte. Lidhur me problemin me qentë endacak, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, thekson se janë funksionale të dy qendrat.
“Ne premtuam dhe i realizuam dy Qendra për trajtimin e qenve endacak. Të dyja janë funksionale, por për njërën kemi vërejtje që i kërkon Qendra për Veterinari në Maqedoninë e Veriut, kushte që vështirë të plotësohen. Të dy qendrat janë ndërtuar nga Komuna e Gostivarit, tek njëra kemi patur ndihmë edhe nga ana e UNDP-së. Unë them se kushtet që kërkohen nga ana e Inspektoratit të veterinarisë nuk mund t’i plotësojë asnjë qendër, sepse janë kushte tepër të vështira. Ne kemi funksionuar me dy qendra gjatë tre viteve të fundit dhe ndër akuzat në fushatë ishte pikërisht problemi me qentë endacak. Është e vërtetë se ka qen endacak, por janë trajtuar shumë prej tyre, ndoshta mbi 700”,tha Taravari.
Kryetari i Gostivarit po ashtu ka nënvizuar edhe zgjidhjen në nivel të komunave të Pollogut për këtë problem. “Tash është ideja që në rajon të Pollogut, së bashku me Komunën e Tetovës dhe komunat tjera të Pollogut dhe ne e kemi diskutuar dhe e kemi vendosur si projekt urgjent të ardhshëm Qendrën rajonale për strehimin e qenve endacak”, tregon Taravari. Problemi me qentë endacak dhe parkingjet në kate në Tetovë dhe Gostivar, vite me radhë është i pazgjidhshëm. Këto dy problem, sfidojnë vazhdimisht pushtetet lokale në këtë rajon dhe jo vetëm. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi