Site icon Telegrafi

Paris Saint-Germain zyrtarizon transferimin e Milan Skriniar

Paris Saint-Germain ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Milan Skriniar si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Interin.

Kampioni francez ka vazhduar me zyrtarizime edhe gjatë ditës së sotme, pasi ka konfirmuar ardhjen e Skriniar, pas nënshkrimit me trajnerin Luis Enrique.

Skriniar vjen në Parc des Princes si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Interin dhe mos vazhdimit të saj.

Paris Saint-Germain kishte arritur marrëveshje me yllin sllovak nga janari, por vetëm tani ka ardhur zyrtarizimi i transferimit.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë se Milan Skriniar ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me klubin”.

“Kontrata e mbrojtësit sllovak është deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit francez. /Telegrafi/

Exit mobile version