Paris Hilton theksoi linjat e saj trupore me një fustan ngjyrë rozë të ndezur pasi po dilte nga festa e UTA Oscars në West Hollywood të shtunën.

Trashëgimtarja kombinoi këtë fustan rozë me xixa me një palë taka të së njëjtës ngjyrë dhe me një çantë po ashtu rozë me formë zemre ku ishte ‘gërvishtur’ emri Paris, shkruan DailyMail.


Paris gjithashtu e kombinoi këtë veshje me një palë syze dielli të mëdha dhe e gjithë figura e saj i ngjante asaj të kukullës “Barbie”.

parishilton Foto: Paris Hilton / DailyMail

Eventi në të cilin ajo mori pjesë ishte mbajtur në Soho House.

Ajo vazhdimisht ishte në përcjellje nga truprojat e saj derisa ajo largohej nga eventi me një paraqitje joshëse.

82251157 13176827 image m 76 1709986851786 Foto: Paris Hilton / DailyMail

Hilton njihet për stilin e saj unik dhe çdoherë zgjon vëmendjen e shtypit rozë. /Telegrafi/