Paris Hilton, 43 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të shkëlqyer në ‘iHeartRadio Jingle Ball 2024’ të KIIS FM.

Trashëgimtarja mahniti me një mini fustan metalik argjendi me të çara elegante dhe çizme të gjata deri te kofshët, duke theksuar stilin e saj ikonik. Aksesorët, si qafore argjendi dhe syzet e diellit, i shtuan shkëlqimin.


Gjatë eventit të mbajtur në Intuit Dome, Los Angeles, Paris u pa duke shoqëruar reperin Flavor Flav, ndërsa më pas performoi në skenë për një shfaqje të paharrueshme, shkruan DailyMail.

92905311 0 image a 1 1733586789159

Ngjarja përfshiu edhe yje si Addison Rae dhe Meghan Trainor, duke e bërë tapetin e kuq një paradë të modës dhe yjeve.

Paraqitja vjen pas publikimit të albumit të saj të dytë, “Infinite Icon”, në shtator, që shënon rikthimin e saj muzikor pas albumit debutues të vitit 2006 me hitin "Stars Are Blind".

92905327 0 image a 2 1733586826946

Ndërkohë, traileri i spin-off-it të shumëpritur të serisë “Simple Life, Paris & Nicole: The Encore”, ka ngjallur entuziazëm mes fansave.

Shfaqja ribashkon Paris dhe Nicole Richie në një projekt trepjesësh, ku ato transformojnë këngën e famshme "Sanasa" në një opera dhe rikthehen në Arkansas.

Premiera është planifikuar për 12 dhjetor në Peacock, duke premtuar humor dhe nostalgji të bollshme. /Telegrafi/

92905331 14168567 image a 4 1733588600445

92905303 14168567 image a 22 1733589609334

92905299 14168567 image a 5 1733588610189

92905297 14168567 image a 23 1733589625914