Paris dhe motra e saj, Nicky Hilston nuk paraqiten shpesh së bashku.

Por, së fundmi ato kanë mahnitur me setin e ri fotografik, derisa shiheshin që të dyja të veshura me të zeza, shkruan Daily Mail.


Derisa pozuan për L’Officiel, Paris ka treguar edhe për disa plane që ka në bashkëpunim me Netflix.

39814730 9305269 image a 68 1614370771583

Po ashtu ajo pati rastin që të diskutojë edhe për epitetin e një ‘bionde budallaqe’, përmes së cilës u bë e famshme 20 vite më parë.

“Nuk jam bionde budallaqe, jam shumë e mirë të bëhem si e tillë. Të jesh nga një familje me mbiemër timin, shumë persona mendojnë që jam e llastuar dhe nuk kam punuar kurrë në jetën time”, u shpreh ajo.

39814746 9305269 image a 69 1614370776464

Tutje ajo shtoi: “Ky mendim është larg realitetit. Kam punuar shumë, duke menduar se jam ndryshe nga të tjerët”.

Përpos ‘tv show’ në Netflix, Paris ka bërë të ditur se është duke shkruar edhe të libër të saj. /Telegrafi/

39814738 9305269 image a 70 1614371915147