LAJMI I FUNDIT:

Parimi fituesi me fituesin nuk vlen më për BDI-në (Video)

Parimi fituesi me fituesin nuk vlen më për BDI-në (Video)

Për BDI-në më nuk do të vlejë parimi fituesi me fituesin. Edhe pas deklaratave të një ditë më parë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski se ky parim duhet të respektohet, BDI i kujton atij vendimin e kryesisë qendrore, që është mbështetje për shumicën e re. Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi thotë se rezultatet e fundit kanë vë në pikëpyetje parimin fituesi me fituesin.

Çështja e aplikueshmërisë klasike të parimit shumicë me shumicë, pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve normalisht se është treguar diskutabile. BDI vendimin e saj të fundit dhe të plotfuqishëm e ka për t’i dhënë mbështetje shumicës së re parlamentare me 67 deputet – tha Teuta Arifi, Nënkryetare e BDI-së.

Arifi thotë se parimi në fjalë nuk është mënyra e vetme mbi të cilën mund të hartohet një marrëveshje koalicioni mes fituesve nga dy blloqet politike. Qëndrime sikur të Arifit kishin edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së. Nënkryetari Nevzat Bejta i pyetur në lidhje më këtë parim, kishte theksuar se fituesi me fituesin nuk parashikohet me ligj. Pas vendimit të BDI-së që të mos koalicionojë me OBRM-PDUKM-në, kryetari i kësaj partie Nikolla Gruevski në një intervistë për të përditshmen “Dnevnik” pati theksuar tash e tutje çdo kush që tenton të kërkojë respektimin e parimit të pashkruar fituesi me fituesin, do të dëbohet nga selia e partisë së tij. Ndërkohë një ditë më parë, në një intervistë televizive, Gruevski ndryshoi qëndrimin e tij.


Derisa nuk veprohet si deri tani, fituesi me fituesin, do të ketë ndikim shumë të dëmshëm –deklaroi kreu i OBRM-së Nikolla Gruevski.

Parimi fituesi me fituesin u vendos në vitin 2007 në marrëveshjen e majit me BDI-në. Vetë ish kryeministri Nikolla Gruevski, aso kohe kishte deklaruar se bëhet fjalë për një proces verbal që nuk ka peshë të një dokumenti. Ky parim deri më tani është aplikuar tre herë.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori