LAJMI I FUNDIT:

Parfumet e shtrenjta janë shpenzim i kotë i parave – thonë shkencëtarët

Parfumet e shtrenjta janë shpenzim i kotë i parave – thonë shkencëtarët

Blerja e një parfumi të shtrenjtë mund të jetë shpenzim i kotë i kohës dhe parave, pasi që, sipas shkencëtarëve, shumica e aromave atraktive janë të thjeshta dhe të lira.

Studimi me më shumë se 10,000 aroma  ka zbuluar se njerëzit nuk i preferojnë alternativat e shtrenjta në treg, transmeton Telegrafi.

Në fakt, aromat natyrale, siç është jasemini dhe minti, janë zgjedhje më të popullarizuara.


Sipas ekspertëve londinezë, ndër aromat më të popullarizuara janë misku, bergamo, jasemini, qelibari, etj.

Edhe kombinimi i miskut me vanilje dhe bari indian vetive është mjaft i popullarizuar.

Sipas anketimeve, jasemini me mint është një kombinim shumë i vlerësuar, por jo edhe i zakonshëm te parfumet. /Telegrafi/