Dëshmitari i tetë i mbrojtjes, Kapllan Parduzi në gjykimin ndaj Salih Mustafës gjatë dhënies së dëshmisë së tij iu është përgjigjur edhe pyetjeve të Prokurorisë Speciale. ZPS-ja u interesua të di më shumë detaje për takimet që Parduzi kishte zhvilluar në vitin 1998 me Salih Mustafën dhe gjatë transportimit të tij në spitalin e improvizuar në Potok.
Dëshmitari i mbrojtjes tha Mustafën e ka takuar se dy herë në vitin 1998. Njëherë e ka takuar në Bajgorë dhe herë e dyta ka qenë në Zllash.
“E nderuar gjykatë unë e them atë që mbaj mend dhe e di dhe jo atë çka dëshiron Prokuroria të nxjerr në kontest, e kam thënë dhe po e ripërsërisë në deklaratën time dhe këtu e deklaroj e kam takuar dy herë mund të jetë ngatërresë por kam thënë në korrik dhe në tetor, herën e parë në Bajgorë dhe herën e dytë në Zllash kur ia kam dërguar disa armë edhe municion dhe kam marr disa gjëra ushqimore, veshmathje, mbulesa apo ushqimore këtë e kam thënë dhe këtë e konfirmoj…Asnjëherë nuk e kam deklaruar se në 99 e kam takuar asnjëherë dhe në asnjë rast, e kam thënë dhe po e përsërisë në korrik të 98’tës e kam takuar për herë të parë dhe fundi i shtatori apo fillimi i tetorit, herën e parë në Bajgorë dhe herën e dytë në Zllash këtë e kam thënë dhe këtë e konfirmoj dhe kështu është“, theksoi Parduzi.
Prokurorja e ZPS-së, Silvia D’Ascoli më pas vazhdoi me pyetjet për kohën kur ishte plagosur Parduzi dhe plagët që ai kishte marrë.
Ndërsa, lidhur me atë se Salih Mustafa e ka shoqëruar Parduzin të plagosur deri në Potok apo deri në Rimanishte apo Bollopojë, dëshmitari Parduzi tha se Mustafa e ka shoqëruar deri në Rimanisht apo Bollopjë sepse nuk i takohet se ku ka zbritur për të vazhduar tutje për në Potok.
Dhe nga aty dëshmitari tha se është shoqëruar për në spitalin e improvizuar në Potok nga pjesëtarë tjerë të Brigadës 151.
Ai shtoi se gjatë rrugës, Mustafa disa herë kishte shkuar te traktori, ku po qëndronte i shtrirë Parduzi dhe e kishte pyetur për gjendjen e tij shëndetësor.
“Bëhet fjalë për dy pjesë, pjesën e parë prej Turuçicë apo deri në fshatin Rimanisht apo Bellopojë nuk jam i sigurt, as atëherë, as tash ndalesa e fundit, prej aty ka qenë pjesa tjetër për të kaluar në pjesën verilindore për të shkuar në spital deri aty e kemi parë gjatë nuk e di në cilat fshatra dhe vende, dhe për herë të fundit kur kemi zbritur nga traktori dhe na ka marrë pjesa tjetër e brigadës 151 për të na transportuar me na dërguar në spital ka qenë hera e fundit dhe ndarja dhe deri aty e ka pas për detyrë“, theksoi ai.
Në pjesën e parë të dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari i mbrojtjes, Kapllan Parduzi rrëfeu për plagosjen e tij më 10 prill 1999, dhe mënyrën se si ishte transportuar nga Turuçica e deri në Potok, e më pas edhe tentimet nga Zllasha për ta dërguar Parduzin në Maqedoni.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale