LAJMI I FUNDIT:

“Parcelat në Vodno”, Ruskoska paralajmëron aktakuzë edhe ndaj Gruevskit

“Parcelat në Vodno”, Ruskoska paralajmëron aktakuzë edhe ndaj Gruevskit

Para se të arratisej në Hungari, Nikolla Gruevski ka dëshmuar në Prokurorinë e Shkupit për rastin “parcela në Vodno” ku edhe është i dyshuar. Shefja e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska tha se përveç tij, për momentin nuk është marrë në pyetje asnjë i dyshuar për blerjen dhe shitjen e parcelave në Vodno përmes një kompanie nga Belize.

“Është mirë për ne që i dyshuari i parë që është i pakapshëm është marrë në pyetje në lidhje me këtë vepër penale për pastrim parash. Kështu që mendoj se nuk do të kemi problem pa marrë parasysh se ai nuk është këtu për të ngritur aktakuzë sepse tashmë ka dhënë deklaratë”, tha Vilma Ruskovska, Prokurore.

Ruskovska në intervistë për “24 Vesti”, shpjegon se për veprën penale pastrim parash është paraparë paraburgim deri në tre muaj. Prandaj, njofton se hetimi do të përshpejtohet. Do të merren në pyetje dëshmitarët që janë gjithashtu dëshmitarë edhe në “Talir” për mënyrën e financimit të OBRM-PDUKM-së. Do të bëhet edhe ekspertizë materiale për mënyrën në të cilën paratë janë transferuar nga oshfor llogaritë dhe është blerë dhe më pas është shitur përsëri parcela në Vodno.


OBRM-PDUKM dje nuk tregoi nëse në arkën partiake mungojnë 1.3 milion euro dhe as nuk treguan nëse do ta vërtetojnë brenda partisë se si Gruevski nxori mbi një milion euro nga donacionet për të blerë parcelë prej 11 mijë metra katrorë Vodno. Për këtë rast, për prokurorinë përveç Nikolla Gruevskit të dyshuar janë edhe Sasho Mijallkov, Orce Kamçev, nëna e tij, Risto Novaçevski dhe një person tjetër. Në paraburgim është vetëm Novacevski, i cili është kumbar i Gruevskit.

Prokuroria hap lëndë të re: Gruevski, Mijallkov, Kamçev dhe Novaçevski dyshohen për larje parash
Lexo po ashtu Prokuroria hap lëndë të re: Gruevski, Mijallkov, Kamçev dhe Novaçevski dyshohen për larje parash

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori