LAJMI I FUNDIT:

Parashutisti më i vjetër në botë realizon hedhjen e radhës

Parashutisti më i vjetër në botë realizon hedhjen e radhës

Një burrë nga Teksasi ka rifituar titullin e tij të rekordeve botërore Guiness duke u bërë parashutisti më i vjetër me 106 vjeç.

Alfred “Al” Blaschke fillimisht fitoi titullin e parashutistit më të vjetër kur u hodh nga një aeroplan në moshën 103 vjeçare në vitin 2020.

Më pas, ky rekord u thye nga gruaja suedeze Rut Linnea Ingegard Larsson, 103 vjeç e 259 ditë, përcjell Telegrafi.


Së fundmi, Blaschke e ka rimarrë titullinë duke u hedhur me parashutë në moshën 106 vjeç e 327 ditë.

Në kërcim, atij iu bashkua edhe guvernatori i Teksasit, Greg Abbot.

“Nëse mendoni se nuk mundeni, thjesht po nënvlerësoni veten. Të gjithë janë më të aftë se sa mendojnë. Thjesht duhet të marrin vendimin për të provuar”, tha Blaschke për Guinness. /Telegrafi/