LAJMI I FUNDIT:

Parashtrohet akt adekuat në Prokurori për ndërtimin joligjor në QT “Mavrovasja”

Parashtrohet akt adekuat në Prokurori për ndërtimin joligjor në QT “Mavrovasja”
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se pas shtjerrjes së të gjitha masave dhe aktiviteteve hetuese në drejtim të zbulimit dhe dokumentimit të ngjarjes penale-juridike në rajonin e Qendrës tregtare “Mavrovasja”, sot nga ana e SPB Shkup – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik, deri te Prokuroria themelore publike Shkup u dërgua akt adekuat nga të gjitha masat dhe aktivitetet deri tani të ndërmarra lidhur me ngjarjen penale-juridike “ndërtim joligjor”, sipas nenit 244 nga Kodi penal.

“Sektori i Punëve të Brendshme Shkup – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pranë Byrosë për siguri publike, gjatë periudhës së kaluar, duke i zbatuar masat dhe aktivitetet e domosdoshme në sferën e kompetencës së saj, në mënyrë intensive ka punuar në drejtim të konfirmimit të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepër të kryer penale ‘ndërtim joligjor’, që ndiqet me detyrë zyrtare sipas nenit 244 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajonin e Qendrës tregtare “Mavrovasja”, kumtojnë nga MPB-ja.

Prej aty thonë se për shkak të konfirmimit të elementeve të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepër të kryer penale, që ndiqen me detyrë zyrtare, e kanë të bëjnë me ngjarjen penale-juridike, SPB – Shkup do të vazhdojë edhe më tej me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve adekuate në sferën e kompetencave të tij.