Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.


Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në komunikatën e IHK, përcjell Telegrafi.

43154622 1860024340711977 4316906066257379328 n