LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta deri në orët e pasdites. Vranësirat do të pasohen nga reshje të dobta shiu (në formë pikash) në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.


Temperaturat parashikohen nga 17 në 37 gradë Celsius. /Telegrafi/