Vazhdon të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell

14 shtator - mot i mirë, kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët.


15 dhe 16 shtator -  të shtunën mot shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima. Ditën e diel, pas mëngjesit me vranësira të pjesshme, gjatë ditës pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

17 shtator - mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 10C deri në 14C, e maksimalet nga 25C deri në 28C, e në fillim të javës së ardhshme mund të ngrihen deri në 29C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu veriore 1-5m/s..

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale, përcjell Telegrafi.

Ju sjellim tabelën me temperaturat...

41624595 1833624210018657 1861007718744064000 n