LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Sevilla – Real Madrid

Parashikim: Sevilla – Real Madrid

Sevilla do ta presë Real Madridin në ri-përsëritjen e duelit të Copa del Rey të zhvilluar në mesjavë, për një tjetër triller, tash në kuadër të La Ligas. Një fitore e Sevillas në këtë takim do të rihapte luftën për titull dhe do të ndërpriste serinë prej 40 ndeshjeve pa humbje të Real Madridit.

Vendi: Ramon Sanchez Pizjuan, Sevillë
Koha: 15 janar (e dielë), 20:45


Lajmet rreth ekipeve

Sevilla
Adil Rami është i gatshëm për këtë duel pas suspendimit dhe mund të zgjidhet para Clement Lengletit.
Wissam Ben Yedder pritet që të jetë startues, përkundër faktit se transferimi i ri Stevan Jovetic ka shkëlqyer nga stoli në mesjavë me një gol në debutim.

Në Sevillë harruan që Ramos ishte lojtari i tyre, pamje aspak të këndshme të tifozëve kundër tij (Foto/Video)
Lexo po ashtu Në Sevillë harruan që Ramos ishte lojtari i tyre, pamje aspak të këndshme të tifozëve kundër tij (Foto/Video)

Franco Vasquez dhe Vitolo do të jenë në krah, me dyshen Samir Nasri dhe Steven N’Zonzo në qendër të mesfushës.

Real Madrid
Raphael Varane do të jetë partner i Sergio Ramosit në qendër të mbrojtjes për mysafirët, teksa Pepe është duke vuajtur nga një problem muskulor.

Real Madridi 40 ndeshje pa humbje, këto janë 8 rikthimet e jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe (Foto/Video)
Lexo po ashtu Real Madridi 40 ndeshje pa humbje, këto janë 8 rikthimet e jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe (Foto/Video)

Gareth Bale nuk do të kthehet për një muaj ose dy, që e sheh Lucas Vasquezin në krahun e djathtë për shkak se James Rodriguez ka një lëndim të vogël në shpinë.
Cristiano Ronaldo pritet të zë vend në krahun e majtë me Carvajalin që do të zgjidhet para Danilos në krahun e djathtë.

Top lojtarët

A e dini se?

Real Madridi është i pamposhtur në 28 ndeshjet e fundit në La Liga.

Janë shënuar së paku tri gola në shtatë ndeshjet e fundit të Sevillas.

Janë shënuar së paku dy gola në tetë ndeshjet e fundit të Real Madridit ndaj Sevillas në të gjitha garat.

Sevilla ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit të Real Madridit në La Liga.

Sevilla ka fituar me së paku tri gola epërsi në tri ndeshjet e fundit në La Liga.

Real Madridi ka shënuar së paku dy gola në tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në La Liga.

Sevilla ka shënuar së paku dy gol anë gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Real Madridit në të gjitha garat.

Real Madridi është pa humbje në 40 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Formacionet e mundshme: Sevilla - Real Madrid
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Sevilla - Real Madrid

Analiza

Herën e fundit të dyja skuadrat barazuan 3-3 në Ramon Sanchez Pizjuan, përkundër faktit se të dy trajnerët vendosën të luajnë me përbërje të dyta.

Sevilla ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në kampionat në shtëpi dhe një fitore në mesjavë ndaj Real Madridit do të zvogëlonte epërsinë në tabelë me Los Blancos për vetëm një pikë.

Ekipi drejtuar nga Zidane vuri një tjetër rekord spanjoll për pamposhtshmëri në duelin e fundit, ku u sigurua ndeshja e 40-të radhazi pa humbje, por këtë seri të fortë me shumë gjasë do ta ndërpresë Sevilla.

Parashikimi: Sevilla 2-1 Real Madrid

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori