Gjendemi në mes të luftës dhe teksa po qëndrojmë buzë freskisë që po dhuron lumi Ebro, në mëndjet tona vërtitet vetëm një gjë – është beteja e tretë e 27 prillit. Dy të kaluarat kaluan në favor të mbretërve të Madridit, megjithëse armata që kërkon pavarësinë, ajo katalanase është më e fuqishme. Dëgjuam se ishin komandantët ishin ata që bënë diferencën, megjithëse historia thotë se janë janë yjet ato që i vendosin luftërat, pa marrë parasysh sa beteja janë të humbura.
El Classico III
Gara: Gjysmëfinalja e parë Ligës së Kampionëve
Koha: 27 prill, 2011 – ora 20:45 në Ipko/Digitalb kanalet SS1/HD4
Vendi: Estadio Santiago Bernabeu, Madrid.
Ndërsa ju lexoni pjesë nga ajo që ka ndodhur në duelet e mëdha mes këtyre dy rivalëve historik, ethet që do të sjell ballafaqimi i sotëm nuk mund të përshkruhen me fjalë dhe me të dhëna historike. Për më shumë, kur gjithçka transmetohet Live dhe në formatin High Definition.
Drejt finalizimit të hakmarrjes
Plagët nga poshtërrimi i 29 nëntorit për çdo madrilen janë ende tepër të freskëta. Megjithëse ato u shëruan paksa në dy duelet e kaluara, ku Real Madridi nxorri një barazim dhe një fitore heroike në finale të Kupës së Mbretit, ata ende nuk janë të ngopur.
Në duelin e 27 prillit në Bernabeu favoritë do të jenë pikërisht madrilenët. Është strategu më i mirë i të gjitha kohërave, Jose Mourinho, i vetmi njeri që ia shkaktoi trajnerit të ekipit më të mirë në histori, Barcelonës, disfatat më të dhimbshme.
Dhe teksa këtë e bëri me Interin vitin e kaluar, Jose Mourinho është në rrugë të mirë ta bëjë këtë edhe sivjet dhe atë në vitin e parë në Madrid. Ndeshja e parë dhe e dytë ishin të fituara nga Real Madridi me plot kuptimin e fjalës, falë një organizimi të jashtëzakonshëm taktik, një beteje të fituar me mençuri edhe pse nuk ekzistoi estetika.
Vetëm njeriu më analfabet i futbollit do të thoshte se Real Madridi do të hyjë në ndeshjen e tretë pa ndonjë ndryshim, pas asaj paraqitjeje hyjnore ndaj Valencias. Nëse arrijnë që Los Blancos të fusin nën kontroll fazën ofensive të Barcelonës, të heshtur në dy duelet e para, atëherë epilogu do të jetë shumë i qartë.
Të qetë në kërkim të triumfit
Barcelona tashmë e ka vërtetuar në shumë mënyra se është ekipi më i mirë në histori të futbollit, me futbollin më të mirë të parë ndonjëherë. Por, kjo nuk mjaftoi në dy duelet e para për t’ia dhënë edhe një ‘shuplakë’ Jose Mourinhos, i cili zbërtheu katalanasit në njëqind pjesë.
Do të tregonim naivitet të madh nëse do të mendonim se Pep Guardiola do të hyjë në ndeshjen e tretë me mentalitetin e njëjtë sikur në dy betejat e para. Jo, sigurisht se do të shohim ndryshime, sidomos në fazën ofensive.
Pasi lejoi që kreativiteti të shkatërrohej nga Pepe, Guardiola do të kërkojë që ta shpërqëndrojë mesfushën mirë të organizuar nga Jose Mourinho dhe këtë pritet ta bëjë me anë të Lionel Messit dhe Andres Iniestas. Lionel Messi i cili u shfrytëzua si ‘sulmues’ i rremë shënoi 50 gola në të gjitha garat këtë sezon, por nuk ishte më i keq para dy sezoneve, kur shënoi 38 gola, por si sulmues i majtë.
Nëse Pep Guardiola do ta largojë nga loja Pedron, për të aplikuar një treshe sulmuese me Messin në krahum e majtë ashtu si para dy sezoneve dhe Iniestan në krahun e djathtë, atëherë padyshim se kjo do të shkaktonte kokëçarje për madrilenët.
Barcelona nuk është shndërruar në ekip të dobët vetëm pse humbi një ndeshje. Barcelona është ende më e mira, pasi kështu e tregon tabela në La Liga. Është koha që Barcelona ta tregojë karakterin e vet edhe pse në ndeshjen e parë nuk vendoset pothuajse asgjë. Por, ndonjë gol si mysafir i realizuar nga Barcelona do të mund të ishte fatal për Real Madridin dhe automatikisht do të ishte një hap i bërë drejt finales së madhe të Wembleyt.
Takimi i fundit
20 prill, 2011: Barcelona 0-1 Real Madrid
El Clasico II i zhvilluar në kuadër të finales së Copa del Rey ishte një triumf në çdo aspekt për Real Madridin. Pas një pjese të parë të dominuar nga Los Blancos dhe rasteve të lëshuara nga portugezi Cristiano Ronaldo, në pjesën e dytë Barcelona u zgjua nga gjumi dhe fitoren ia mohoi Iker Casillas me anë të disa intervenimeve. Vazhdimet vendosën takimin, ndërsa nga një kundërsulm i shpejtë nokautin katalanasve ua dha superylli Cristiano Ronaldo me golin e realizuar pas një harkimi të Angel Di Marias. Ishte ky titulli i parë për Realin pas tri vitesh dhe fitorja e parë ndaj Barcelonës e Jose Mourinhos si trajner i Realit.
Forma kokë më kokë
Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Barcelona – Real Madrid 5:0
Real Madrid – Barcelona 0:2
Barcelona – Real Madrid 1:0
Forma e Realit
Valencia – Real Madrid 3:6
Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Tottenham – Real Madrid 0:1
Athletic – Bilbao – Real Madrid 0:3
Forma e Barcës
Barcelona – Osasuna 2:0
Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Shakhtar – Barcelona 0:1
Barcelona – Almeria 3:1
Përbërjet e skuadrave
Real Madrid
Real Madridi në gjysmëfinalen e parë do të duhet t’ia dalë pa mbrojtësin kryesor, Ricardo Carvalho, i cili është i suspenduar. Sami Khedira po ashtu do të mungojë në këtë sfidë për shkak të lëndimit, ashtu si Fernando Gago.
Përndryshe skuadra e Real Madridit pos mungesës së theksuar të Carvalhos në mbrojtje do ta ketë skuadrën të kompletuar. Vendin e tij pritet ta zë Sergio Ramos i cili do të zhvendoset për shkak të potencës së tij në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krah do të jenë Arbeloa dhe Marcelo.
Në mesfushë pritet ta shohim përsëri Pepen, i cili në mënyrë stoike ndali Xavin në dy betejat e kaluara. Do të jetë interesant të shohim nëse Mourinho do të preferojë të luajë me Benzeman ose Higuain në qendër, apo do ta vë Ronaldon në atë pozitë, kurse do të luajë në fazën ofensive të mefsuhës me Ozil, Di Maria dhe Kaka.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit (4-2-3-1): Casillas, Arbeloa, Sergio Ramos, Albiol, Marcelo, Pepe, Xabi Alonso, Kaka, Ozil, Di Maria, Ronaldo.
Casillas
Arbeloa – Sergio Ramos – Albiol – Marcelo
Alonso – Pepe
Kaka – Ozil – Di Maria
Ronaldo
Barcelona
Barcelona e ka të rikthyer kapitenin Carles Puyol pas lëndimit që bëri që ai të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit. Të dyshimtë për këtë takim janë Javier Mascherano dhe Bojan Krkic, të dy të lënduar, ndërsa është konfirmuar mungesa e Adrianos dhe Militos. Është pikëpyetje e madhe nëse edhe Maxwell do të luajë, pasi nuk dihet sigurt nëse ai është në gjendje për të luajtur. Abidal është duke u riaftësuar nga operimi. Te Barcelona nuk ka të suspenduar.
E ripërsërisim – ndryshimet e Pep Guardiolës për këtë takim janë të pa shmangshme. Nëse ai vendos të hyjë si zakonisht që bëri këtë sezon ndaj Real Madridit, atëherë nuk do të bëjë asgjë, pos pësimit të një humbjeje edhe më të thellë.
Ajo që pritet të bëjë Guardiola, është që të luajë me dy sulmues në krah e një në qendër dhe të mos e përfshijë fare Pedron në formacion. Messi do të shfrytëzohet për të shpërqëndruar mbrojtjen e Barcelonës, sidomos Marcelon me anë të depërtimeve. Mbrojtja pritet të jetë më në nivel pasi në portë pritet të jetë Victor Valdes. Ajo ‘vrima’ në fazën defensive do të ekzistojë në krahun e majtë, ku nuk dihet kush do të jetë i pozicionuar. Ndoshta Guardiola do të vendosë që ta markojë Ronaldon me anë të Carles Puyol, ashtu si nëntorin e kaluar.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-3-3): Valdes, Dani Alves, Gerard Pique, Sergio Busquets, Carles Puyol, Seidou Keita, Xavi, Afellay, Iniesta, David Villa, Lionel Messi.
Valdes
Dani Alves – Pique – Busquets – Puyol
Keita
Xavi – Afellay
Iniesta – David Villa – Messi
Lojtarët kryesorë
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Ronaldo ishte njeriu që i shkaktoi më shumë telashe Barcelonës në ndeshjen e dytë dhe përsëri barra kryesore për realizimin e golave do të jetë mbi portugezin. Ronaldo ka gjithçka që i duhet për të vazhduar më tutje ecurinë e suksesshme nëpër El Clasicot e ardhshëm.
Lionel Messi (Barcelona)
Pas paraqitjeve të zbehta në dy El Clasicot e para, është jashtëtokësori ai që pritet të shkëlqejë në sfidat vendimtare për Ligën e Kampionëve. Argjentinasi duhet ta ndryshojë rolin e tij në lojën Blaugrane, nëse dëshiron të shfaqë rrezikshmërinë prej rekorderi. Lionel Messi jo më kot është më i miri në botë, pasi realizoi deri në këtë moment këtë sezon 50 gola.
Epilogu
Barcelona ka rënë nga forma e saj e zakonshme kur copëtonte kundërshtarët. Problemet e theksuara në krahun e majtë dhe rotacionet në skuadër (shihni formacionet më lart) do të ndikojnë që Real Madridi ta ketë në dorë ndeshjen e parë, pasi ashtu dhe duhet të jetë. Çdo rezultat negativ për Real Madridin në ndeshjen e parë do të thoshte eliminim, pasi është vështirë e besueshme se Los Blancos do të dalin gjallë nga Camp Nou në ndeshjen kthyese dhe për këtë arsye, madrilenët do të kërkojnë fitoren në ndeshjen e parë.
Për më shumë, kur këtij rivaliteti i shtohet edhe komentimi drithërues në shqip nga komentuesit e jashtëzakonshëm të futbollit, gazetarëve të Supersport të cilët përcjellin çdo detaj, analizojnë çdo moment dhe këto emocione i transmetojnë tek publiku, me kualitetin më të mirë të zërit dhe fotografisë që sjell formati i fundit televiziv – High Definition, atëherë kjo ndeshje arrin një nivel tjetër . Spektakli nuk bëhet më i mirë se kaq.
Parashikimi: Real Madrid 3-1 Barcelona
Cili është parashikimi juaj për këtë sfidë? Shprehuni në hapësirën për komente…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Jude Bellingham thuhet se u tregoi të gjithëve dallimin mes Barcelonës dhe Real Madridit
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët
Pep Guardiola shikon në Serie A për tri përforcimet e radhës te Man City
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar