Parashikim: Chelsea – Bournemouth

Chelsea do të presë Bournemouthin të hënën në një duel shumë interesant, teksa seria e fitoreve do të provohet të cënohet nga skuadra tejet e papërshtatshmë e cila shokoi Liverpoolin me një super rikthim pak kohë më parë.
Vendi: Stamford Bridge, LondërKoha: 26 dhjetor (e hënë), 16:00
Lajmet rreth ekipeveChelsea
N’Golo Kante dhe Diego Costa janë të suspenduar për ndeshjen e të hënës ndaj Bournemouthit pas kartonëe që i kanë marrë. Cesc Fabregas dhe Michy Batshuayi do të përfitojnë nga rezultati në fjalë.
Eden Hazard shpenzoi pjesën e parë të javës në Cobham për të marrë tretmanin e duhur në gju dhe është në dyshim për ndeshjen festive ndaj Bournemouthit.
Bournemouth Skuadra ka telashe me lëndime dhe trajneri do të duhet të bëjë disa manovra të pazakonta.
Chelsea ka fituar në 11 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Chelsea ka mbajtur portën pa pranuar gol në nëntë nga 11 ndeshjet e fundit.
Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Chelseat në Ligën Premier.
Chelsea ka fituar me një gol epërsi në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Bournemouth ka pranuar së paku dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në udhëtim.
Bournemouth ka dështuar që të fitojë në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.
Chelsea arriti një rekord të klubit prej 11 fitoreve rresht. Tash Blutë do të dëshirojnë të thyejnë rekordin e Arsenalit prej 14 fitoreve radhazi dhe pengesa e ardhshme është Bournemouth.
Pa Kanten dhe Costan është vështirë, por ndeshja ndaj skuadrës së pa përshtatshme ndaj Bournemouth pritet të jetë manifest i lehtë për Blutë e Londrës.
Parashikimi: Chelsea 2-0 Bournemouth






















































