LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Arsenal – WBA

Parashikim: Arsenal – WBA

Arsenali do të ketë mision shumë të vështirë në Emirates ndaj WBA-së të hënën.

Vendi: Emirates Stadium, Londër
Koha: 26 dhjetor (e hënë), 16:00


Lajmet rreth ekipeve

Arsenal
Alex Oxlade – Chamberlain është lënë jashtë për ndeshjen e Arsenalit për festa, kurse ai mbetet i lënduar. Me shumë lojtarë që mungojnë për shkak të lëndimeve, mund të ketë disa ndryshime te skuadra e Arsenalit. Mohamed Elneny mund të përfitojë nga kjo me një rast për të startuar.
Welbeck është kthyer në stërvitje të plotë edhe pse nuk pritet që të luaj të hënën.

WBA
Jonny Evans mungoi në dy ndeshjet e fundit të WBA-së për shkak të lëndimit dhe mbetet në dyshim për udhëtimin në Londër.
Nacer Chadli nuk shfaqi paraqitje të mirë ndaj Unitedit dhe Tony Pulis pritet të luajë me James Morrisonin nga fillimi.
Salomon Rondon shpëtoi nga një suspendim i mundshëm për shkak të flakareshës ndaj Rojos, e kështu ai do të luajë nga fillimi.

A e dini se ?

Arsenali ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj WBA-së në të gjitha garat.

Arsenali ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit ndaj WBA-së në të gjitha garat.

Janë shënuar më pak se tri gola në nëntë nga 11 ndeshjet e fundit të WBA-së në udhëtim.

Arsenali nuk ka pranuar gol në gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit ndaj WBA-së në të gjitha garat.

Janë shënuar më shumë së paku tri gola në pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit në Ligën Premier.

Arsenali ka shënuar së paku dy gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj WBA-së në të gjitha garat.

Arsenali është i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier në shtëpi.

Analiza

Lufta për titull e Arsenalit ka marrë një goditje të madhe pas dy disfatave rresht që i ka lënë ata me nëntë pikë prapa liderëve të Chelseat. Topçinjt do të shpresojnë që në shtëpi të përmirësojnë balancat në tabelë, pasi nuk kanë humbur në Emirates që nga humbja prej 3-4 ndaj Liverpoolit në gusht.

WBA zhgënjeu ndaj Unitedit ku humbi me rezultat 2-0, kurse Toni Pulis e do përgjigjen në ndeshjet e Krishtlindjeve.

Arsenali ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj WBA-së dhe do të kërkojë që formën e mirë të vazhdojë ndaj këtij ekipi shumë të papërshtatshëm.

Parashikimi: Arsenal 3-1 WBA

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori