“Dita e albanologjisë në Kinë” sjell botime të reja nga autorë kinezë. Albanologia dhe ballkanologia Ke Jing (Xhina) rrëfen ndikimin e filmave shqiptarë në shoqërinë kineze.
Fenghua Chen, e njohur me emrin shqiptar Mimoza, merret me ndikimin e filmit shqiptar në shoqërinë dhe kinemanë kineze.
“Ajo po bën një punë kërkimore dhe interesi i saj fokusohet gjithashtu në anën artistike të filmave shqiptarë. Pra, është një punë që synon të tejkalojë përmbajtjen, për shembull, atë të marrëdhënieve të mira që kemi pasur në ato vite, duke u fokusuar tek vlerat artistike. Në ato vite, paraqitja e grave ose burrave shqiptarë në ato filma në Kinë janë bërë modë. Janë të shumtë njerëzit që mbartin kujtime shumë të bukura lidhur me këtë dhe kjo jo vetëm për faktin se asokohe nuk kishin ndonjë gjë tjetër për të parë, por vërtet në ato filma ka shumë vlera artistike. Mimoza, duke u nisur nga ky aspekt është përqendruar tek një temë e tillë për të mbrojtur doktoratën. Dhe shpresoj se në të ardhmen do ta thelloj edhe më shumë studimin e saj, dhe pse jo ta botojë si një monografi”, thotë Jing. /Shekulli/