Kompania gjermane ''VIK'' do të investojë 12 milionë euro në Maqedoni. Vendi i investimit është përzgjedhur të jetë Prilepi, ndërkaq në fazën e parë parashihen 1000 punësime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''VIK'' është kompani që merret me prodhimin e pajisjeve elektronike, me 6000 punëtorë në tregun aziatik, ndërkaq në Maqedoni do të prodhojë aparate për kafe.


Kjo kompani planifikon që të hapë fabrikë ''të gjelbërt'', e para e këtij lloji në rajon, sipas shembullit të kapaciteteve prodhuese në Indonezi. Prodhimet në Prilep do të shiten në tregun evropian./Telegrafi/