Paralajmërim për të gjithë ata që marrin rregullisht Viagra: Rreziku i një problemi shëndetësor është 85% më i lartë!
![Paralajmërim për të gjithë ata që marrin rregullisht Viagra: Rreziku i një problemi shëndetësor është 85% më i lartë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/04/couple-in-bed-with-viagra-780x439.jpg)
Pas përfundimit të një studimi, shkencëtarët paralajmëruan se marrja e medikamenteve të rregullta të potencës rrit ndjeshëm rrezikun e problemeve me shikimin!
Adoleshentët, tashmë në shkollë të mesme, duan ta provojnë veten në shtrat. Duke pasur parasysh këtë, edhe më shqetësuese janë të dhënat e një studimi të ri të publikuar në revistën profesionale “JAMA Ophthalmology”, i cili tregoi se përdorimi i inhibitorëve të fosfodiesterazës tip 5 mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e problemeve me shikimin.
Kur është fjala për inhibitorët e fosfodiesterazës, për shumicën prej nesh laikët nuk do të thotë asgjë, por fjala është për ilaçet si viagra, levitra, cialis dhe ilaçe të tjera të potencës, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i këtyre ilaçeve rrit rrezikun e shkëputjes së retinës, okluzionit vaskular të retinës dhe neuropatisë optike ishemike me 85%, dhe të tri këto gjendje mund të çojnë në verbëri.
Për qëllimet e studimit, shkencëtarët nga Universiteti i Kolumbisë Britanike krijuan një bazë të dhënash me 213,033 burra që merrnin rregullisht këto lloj ilaçesh nga fillimi i vitit 2006 deri në fund të vitit 2020. Më pas ata krahasuan problemet shëndetësore të këtyre meshkujve me 4584 të tjerë që nuk i merrnin rregullisht këto barna, pas së cilës arritën në rezultatet e përmendura.
Megjithatë, ekspertët vënë në dukje se ky është një studim vëzhgues që mund të vërtetojë një lidhje midis këtyre barnave dhe problemeve të syve, por nuk vërteton se këto dy gjëra janë të lidhura në mënyrë shkakësore.
Nga ana tjetër, ata theksojnë se ky lloj ilaçi nuk duhet parë si “karamele të padëmshme”, dhe se nëse keni probleme me disfunksionin erektil apo ndonjë gjë tjetër, në vend që të “trajtoni” veten, shkoni te mjeku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe