“Zyrtarëve policorë nuk u lejohet që të kryejnë shërbime të sigurimit jashtë detyrës zyrtare”.
Kështu thotë kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për “Kallxo Përnime”.
Sipas tij, IPK në vazhdimësi ka trajtuar informacione të kësaj natyre dhe ka hetuar edhe raste konkrete.
Hodaj tha se është sfiduese të vërtetohet që policët punojnë si sigurim në klube të natës për shkak se nuk ka dokumentacion, shkresa që dëshmojnë në punësimin e tyre në punë jashtë detyrës zyrtare.
“Qëndrimi i tyre në diskoteka mund të arsyetohet nga ana e tyre edhe si klient” – tha Hodaj.
Tutje ai u deklarua edhe për rastin e një togeri të Policisë së Kosovës për të cilin kanë zhvilluar hetime dhe kanë vërtetuar dyshimet që zyrtari policor gjatë kohës në të cilën ka figuruar që është në punë, ka qenë në një lokacion tjetër në shoqërim të një këngëtari.
“Sigurisht që kemi ndërmarrë menjëherë veprimin e rekomandimit për suspendim e edhe këtu jemi në fazën e përfundimit të veprimeve të tjera hetimore për të dokumentu keqpërdorimin e detyrës zyrtare për shkak se ka qenë një përfitim për tej asaj se ku ka qenë, ka qenë një përfitim financiar” – tha Hodaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë
Çka fitojnë shqiptarët nga qeveria e re në Maqedoni të Veriut?
Trafikimi me qenie njerëzore, DASH del me rekomandime për Kosovën
Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë