Sistemi i fundit i armëve i Koresë së Veriut i jep një vështrim të ri konceptit të vjetër të kamuflazhit.

Gjatë paradës së fundit nëpër sheshin Kim Il-Sung për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut, forcat paraushtarake të Gardës së Kuqe të Punëtorëve dhe Fshatarëve, prezantuan një flotë me raketahedhës të shumtë të kamufluar në kamionë civilë, transmeton Telegrafi.


1 111

Kamionët me rimorkio janë të pajisur me 12 tyta raketa artilerie 122 mm, të cilat janë të rregulluara nën çati me një mekanizëm nxjerrjeje.

2 21

Madje, ekuipazhi i kamionit kishte veshur kapele të verdha dhe ishin të armatosur me pushkë, transmeton Telegrafi.

3 15

Forcat paraushtarake u përfaqësuan gjerësisht në paradë me një flotë traktorësh që tërhiqnin raketa-hedhës dhe raketa kundërtanke në rimorkio.

4 13

Koreja e Veriut tregoi sisteme të ngjashme në të njëjtën paradë dy vjet më parë. Traktorët janë një tregues i qartë i taktikave aktuale operacionale të Koresë së Veriut, që është përdorimi i instrumenteve civile për luftë totale nëse lind një konflikt.

5 12

Armët e rënda nënvizojnë gjithashtu se si "mbrojtja civile" e Koresë së Veriut zotëron fuqi të konsiderueshme zjarri. /Telegrafi/