LAJMI I FUNDIT:

Parada e LGBT-së në Podgoricë

Parada e LGBT-së në Podgoricë

Afro 200 vetë kanë marrë pjesë sot në paradën e komunitetit LGBT në Podgoricë të Malit të Zi, që kanë kërkuar më tepër të drejta dhe dënime më të ashpra për aktet e dhunës kundër homoseksualëve në këtë vend të vogël ballkanik.

Pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë, e pesta me radhë, marshuan nëpër qendër të kryeqytetit, duke mbajtur mbishkrime dhe duke brohoritur slogane “krenar që djali im është homoseksual” dhe “vajza ime është lezbike”.

Policia e kishte bllokuar këtë hapësirë për shkaqe të sigurisë.


Gjatë paradës së sotme nuk është raportuar për incidente.

Njëri prej organizuesve të kësaj ngjarjeje, Danijel Kaleziq, tha se aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT dëshirojnë dënime më të ashpra ndaj sulmeve kundër homoseksualëve, që aktualisht trajtohen si “rrahje e zakonshme me grushte”.

Mali i Zi, me 620 mijë banorë, është anëtari më i ri i NATO-s, ndërsa për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian synon përmirësim të të drejtave të njeriut. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Kalo në kategori