LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe një pjesëtari të policisë

Paraburgim për gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe një pjesëtari të policisë

Gjykata e Apelit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurve R.I dhe B.G, e cila sipas aktvendimit të kësaj gjykate, do t’iu llogaritet nga data 26.09.2019 deri me datë 26.10.2019.

“Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, kundër aktvendimit të Gjykatë Themelore në Prishtinë, të datës 27.09.2019, sipas të cilit, të pandehurve në fjalë, u ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.
R.I po dyshohet se në cilësi të personit zyrtar, konkretisht gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e ka kryer veprën penale ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare” nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa B.G., në cilësi të pjesëtarit të policisë, i ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë “nga i njëjti nen, dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par. 1 i këtij kodi”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata e Apelit, pasi i ka vlerësuar të gjitha rrethanat, konsideron se gjykata e shkallës së parë, nuk ka vepruar drejtë kur të dyshuarve ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, duke mos arsyetuar shkaqet që kanë sjell deri te marrja e një vendimi të tillë. Apeli vlerëson se në rastin konkret, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, për caktimin e paraburgimit konform dispozitave te nenin 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e Kodit të Procedurës Penale. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori