LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim 30 ditor ndaj personit që iu gjetën 46 kilogram marihuanë

Paraburgim 30 ditor ndaj personit që iu gjetën 46 kilogram marihuanë

Gjyqtari në procedim paraprak nga Gjykata Themelore në Tetovë i caktoi paraburgim 30 ditor për personin N.I (54) nga Tetova për “posedim dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Si njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, menjëherë pas caktimit të masës, mbrëmë rreth orës 22:00, personi N.I është dërguar në Entin ndëshkimor-përmirësues në Shuto Orizare për të vuajtur paraburgimin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kontrollit të parë të policisë, ku ka marrë pjesë edhe prokurori publik, në njërën nga dhomat është gjetur një kilogram marihuanë, 13 litra lëng i panjohur, peshore digjitale, shiringa dhe materiale tjera, të cilat janë dokumentuar dhe konfiskuar për hetime të mëtejshme. Në kontrollin e dytë në shtëpizën e vogël, janë gjetur rreth 45 kilogram marihuanë, e cila sipas të arrestuarit është blerë nga një person nga Shqipëria./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Shpërthimi i molotovëve dhe përplasjet e dhunshme me protestuesit: 10 policë të plagosur në tubimin e opozitës

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Përshkallëzohet protesta, efektivi i policisë dhe qytetari përfshihen nga flakët

Lajme
Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Thaçi: Unë dhe PDSH-ja nuk jemi më pjesë e Frontit Europian

Politikë
Kalo në kategori