LAJMI I FUNDIT:

Para takimeve të Kurtit e Vuçiqit me kancelarin gjerman, presidenti serb i frikësuar

Para takimeve të Kurtit e Vuçiqit me kancelarin gjerman, presidenti serb i frikësuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka tremë nga takimi i nesërm (4 maj) në Berlin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe se nuk pret bisedë të lehtë.

Vuçiq nesër do të udhëtojë për në Berlin, ku do të takohet me kancelarin gjerman Scholz. Ndërsa, sipas mediave serbe, kur u pyet nga gazetarët se çfarë pret nga takimi i nesërm, Vuçiqi ka thënë se ka tremë dhe se i frikësohet bisedës me kancelarin gjerman.

“Kjo do të thotë se, nëse asgjë tjetër, unë do të performoj në mënyrë shumë të përgjegjshme. Sigurisht që nuk pres një bisedë të lehtë”, tha Vuçiq në një deklaratë për gazetarët në Aleksandropolis të Greqisë, transmeton Telegrafi.


Lidhur me takimet e nesërme në Berlin, ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takimet do të shërbejnë për të mbështetur bisedimet Kosovë-Serbi të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

“Takimet do të përqendrohen në bashkërendimin e reagimeve të mëtejshme ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë, marrëdhënieve politike dhe ekonomike si dhe bashkëpunimit rajonal”, shkroi ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Takimet tha ai, do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur bisedimet Kosovë-Serbi të udhëhequra nga Bashkimi Evropian, duke nënvizuar se kancelari Scholz ka ftuar të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili do të jetë mikpritësi i takimit të përbashkët me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçin në mbrëmje në Berlin.

Zyrtarë të BE-së e konfirmuan takimin por pa dhënë ndonjë hollësi rreth planeve të ndërmjetësuesit Lajçak.

Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë Kurti-Vuçiq që nga korriku i vitit të kaluar, kur palët janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Nga Qeveria gjermane kanë thënë së voni se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përparime në procesin e dialogut.

Dy vendet janë të angazhuara në këtë dialog qysh në vitin 2011 dhe kanë arritur dhjetëra marrëveshje.

Megjithatë, shumë prej tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Bashkimi Evropian është vënë në përpjekje për të siguruar një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nga takimi i së mërkurës pret shtendosje që do të ndihmonte ripërtëritjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Në fillim të javës së kaluar, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, tha se normalizimi është rruga për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit dhe se “status quo-ja” jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është përfitim për Kremlinin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori