LAJMI I FUNDIT:

Para 11 vitesh muzika e tij pushtoi botën, sot njerëzit kujtojnë që James Blunt është taksist (Video)

Para 11 vitesh muzika e tij pushtoi botën, sot njerëzit kujtojnë që James Blunt është taksist (Video)

James Blunt ka treguar se njerëzit e ndalin dhe e pyesin rregullisht nëse është një vozitës taksie, për shkak të makinës së pazakontë që posedon.

Këngëtari e ka blerë një ‘Tuk-Tuk’ (motoçikletë me tri rrota) në Tajlandë dhe me të shëtitet nëpër vende të ndryshme të botës.

Një Tuk-Tuk që shërben si taksi në Tajlandë

Për këtë arsye, 43-vjeçarin e ndalin shpesh njerëzit duke kujtuar se është taksist dhe i kërkojnë që t’i dërgojë diku.


“Bleva një Tuk-Tuk në Tajlandë. Merr shumë kohë për të shkuar deri në Ibiza, por është argëtuese. Njerëzit me ndalin duke menduar se jam vozitës taksie dhe pastaj kur më njohin, thonë: ‘O Zot, ti je ai që e këndon atë këngën! Çfarë të ka ndodhur?”, ka rrëfyer Blunt.

Nga ana tjetër, në faqen e Billboard në Facebook është rikujtuar koha kur James Blunt u bë i njohur botërisht me hitin e tij, “You’re Beautiful”.

“Ju kujtohet kur James Blunt na bëri të ditur të gjithëve se jemi të bukur?”, shkruan në përshkrimin e videos që tregon se kënga ishte në krye të top-listave para 11 vitesh.

Theksojmë se këngëtari ishte pjesë e forcave britanike të KFOR-it në Kosovë para se të bëhej i famshëm. /Telegrafi/