Drita dhe Gjilani janë pajtuar me nga një pikë në kryederbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.

Si gjithnjë përballja mes dy rivalëve lokal ishte tepër i zjarrtë, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.


Të dy skuadrat e nisën fuqishëm nga minuta e parë duke krijuar raste të njëpasnjëshme, por që iu mungoi finalizimi.

Ishte i inkuadruari Arb Manaj që e zhbllokoi rezutlatin për vendasit pas plot 75 minutave lojë.

Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë – Gjilani u përgjigj falë një eurogoli të mbrojtësit Armend Thaqi nga gjuajtja e lirë (79’).

Të dy skuadrat kishin raste për t’i fituar pikët e plota por që nuk ia dolën t’i konkretizonin.

Kësisoj, Drita qëndron në pozitën e pestë në tabelë me 25 derisa Gjilani një pozitë më poshtë me 23 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app