LAJMI I FUNDIT:

Paqe në Gjilan

Paqe në Gjilan

Gjilani dhe Hajvalia i kanë ndarë pikët në një ndeshje ku rrjetat mbetën të paprekura.

Edhe pse gjilanasit ishin skuadër më e mirë duke pasur edhe raste të pastra, nuk arritën ta tundin portën e Hajvalisë.

Rastet më të mira i kishin Besnik Krasniqi që gjuajti nga 20 metra ku qëlloi edhe shtyllën, ndërsa Isa Eminhaziri i vetëm më Tahirin dështoi.

Rastin më të mirë për Hajvalinë e kishte Granit Arifaj, por nuk qëlloi cakun.


Pas këtij barazimi Gjilani mbetet i treti me 25 pikë, ndërsa Hajvalia është e katërta me 24 pikë. /Telegrafi/