Shkalla e papunësisë në vend është rritur në mbi 40 për qind. Kjo rritje ka ndodhur edhe si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.
Kështu vlerëson kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini sipas të cilit rritja e papunësisë dhe skemave sociale ka ndodhur për shkak të pandemisë, me ç’rast humben vendet e punës 10 për qind e punëtorëve në sektorin privat.
Kryetari i BSPK-së, në një intervistë për KosovaPress foli edhe për mos rritjen e pagës minimale nga Qeveria Kurti, për shkarkimin e tij nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) dhe për pagën që ka marr mbi 2 mijë euro në AKP.
“Konsideroj që problem social i punëtorëve është mjaft i theksuar dhe papunësia është po ashtu mjaft e theksuar, mbi 34 për qind, por mund të themi që është edhe më tepër mbi 40 për qind, për arsye që gjatë pandemisë punëtorët i kanë humbur vendet e punës. Dhe për fat të keq kjo ka ndikuar në rritje të varfërisë apo social. BSPK është aktive, por me shkresa dhe kërkesa… Nëse ka qenë 34 për qind sot është 44 për qind, pra në pandemi 10 për qind e punëtorëve kanë humbur vendet e punës”, thekson Ajdini.
Për çështjen e pagës minimale, kryetari i BSPK-së, Ajdini, thotë se për fat të keq kjo qeveri ende nuk ka realizuar premtimin për ngritjen e kësaj page.
Kreu i BSPK-së po kërkon nga Qeveria Kurti edhe njohjen e stazhit të punës për të gjithë ata që u larguan nga puna gjatë viteve të 90-ta.
“Konsideroj që paga minimale duhet të jetë minimumi 300 euro edhe pse ne kërkojmë 350 euro. E kuptojmë qeverinë që problemet nuk mundet t’i zgjidhë brenda natës, por ne konsiderojmë që paga minimale të jetë 300 euro. Kështu që ende nuk ka filluar edhe ajo pagë e cila është premtuar që do të jetë 250 euro, për fat të keq jemi duke pritur.
Po ashtu jemi duke pritur të realizohet një takim me kryeministrin Kurti që t’i diskutojë disa probleme… A jeni takuar ende me Kurtin? Për fat të keq jo, edhe pse kam bërë një kërkesë për një takim për ta bërë një hap të parë për rregullimin e çështjes së punëtorëve apo të fillojmë nga skema pensionale. Unë nuk kërkoj më tepër veçse të njihet përvoja e punës që me mundur punëtorët me arrit atë 15-vjetshin, e cili sot është pengesë për realizimin e pensionit të plotë”, shprehet Ajdini.
Kreu i BSPK-së në një intervistë për KosovaPress, ka komentuar edhe vendimin e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e Bordit të AKP-së, ku ai ka qenë drejtor i tij.
Ai thotë nuk ka pasur keqpërdorime nga ai Bord, ndonëse e arsyeton pagën e tij të lartë prej 2 mijë e 200 euro në muaj.
“Unë konsideroj që gjatë mandatit tim nuk ka pasur ndonjë shkelje procedurale juridike apo korruptive… Ne pagat i kemi trashëguar, edhe në të kaluarën kanë qenë asisoj… Përgjegjësinë të cilën bordi e ka pasur, pagat kanë qenë të arsyeshme, sepse për një gabim mund të ketë ndëshkim edhe me burg. Për këtë arsye po themi se ka pasur vlerën në krahasim me përgjegjësitë…
Pagën 2 mijë e 200 euro e kam pas si drejtor i Bordit. Mirëpo edhe përgjegjësia ka qenë, një gabim me bërë ndoshta ka mundur me shkuar edhe në burg. Mirëpo, unë e kam trashëguar atë pagë”, thotë ai.
Megjithatë, ai thotë se shkarkimi i Bordit do ta neglizhojë ndarjen e 20 përqindëshit të punëtorëve. Sipas Ajdinit një problem tjetër është se në Gjykatën e Odës së Veçantë janë 21 mijë lëndë që presin të shqyrtohen.
BSPK po ashtu kërkon nga Qeveria edhe nënshkrimin e Kontratës Kolektive, pasi sipas Ajdinit ajo është e gatshme.
Ajdini, i cili ka arrit moshën e pensionimit më 9 shtator të vitit 2019, thotë se nuk ka shkelur asnjë ligj në ushtrimin e detyrës së tij në BSPK dhe AKP.
Ajdini paralajmëron se kongresi i BSPK-së për zgjedhjen e kryetari të ri do të mbahet më 2 tetor.
“Nuk e kam në plan që të rikandidoj, do t’iu lë hapësirë të tjerëve… Unë kam dal që një vit në pension, mirëpo kam qenë mandatar. Kështu që statuti ynë e cek një çështje se jemi sui-generis, papërcaktuar. Por pavarësisht ligjit që e thotë, ne paguhemi me vet kontributet ose mjete vetanake.
Kështu që sindikalisti mund të jetë edhe 80-vjeçar, por duhet të jetë i aftë për me i kryer punët. Duhet me pasur edhe një reputacion i cili e Lufton për çështjet e të drejtave të punëtorëve, që është human në shpirt dhe që nuk e shkel Ligjin”, deklaron Ajdini.
Paraardhësi i kryetarit Ajdini ka qenë Haxhi Arifi, ku edhe ai ka ushtruar mandatin e tij në pension.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filloni vitin me relaks – Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Inflacioni në vitin 2024 ishte 1,6 për qind më i lartë se një vit më parë – në çka pati rritje të çmimeve?
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker – ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025