Këngëtari amerikan Justin Bieber pati një debat të ashpër me paparacët që e takuan në Malibu.

Videoja po qarkullon në rrjetet sociale dhe shumë fansa janë të shqetësuar për shëndetin e tij mendor.


Para së gjithash, ai u tha atyre të largoheshin prej tij dhe të mos e pyesnin më: "Çfarë ke?". Ai shtoi se nuk ka frikë të vendosë kufij dhe u kujtoi atyre se janë në pronë private.

@tmz

#JustinBieber’s done it before -- and he's doing it again ... but this time, he took his to make it break it down to the paparazzi that he wants to be left the heck alone. Full story in bio! 📽️: BACKGRID

"M’u largoni nga fytyra, largohuni nga makina. Nuk kam frikë të vendos barriera. Jeni në një pronë private”, u thoshte ai atyre.

“Jam baba i një djali. Kam një familje të vërtetë. Do të vendosim sot barriera”, u thoshte artisti atyre.

Paparacët u mbrojtën duke thënë se po qëndronin në një zonë publike dhe kishin të drejtë t’i bënin pyetje.

Për një moment njëri nga paparacët madje i uroi atij për Ditën e Babait, një urim të cilin artisti i hitit “As long as you love me” nuk e pranoi.

Reagime të shumta pati në komente pas këtyre pamjeve, me shumë të shqetësuar për mirëqenien e artistit.