LAJMI I FUNDIT:

Papa u largua, mesazhi mbeti: Paqe, bashkëjetesë dhe dashuri

Papa u largua, mesazhi mbeti: Paqe, bashkëjetesë dhe dashuri

Papa Fancisku sot në orën 18:20 u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Papa u përcoll në aeroport nga presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Gjatë qëndrimit të ditës së sotme në Shkup ai u takua me kryesinë shtetërore, me krerët fetarë dhe mbajti liturgji në sheshin e qytetit.

Papa Françesku arriti sot në mëngjes rreth orës tetë. Në aeroportin e Shkupit u prit nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev, por edhe në mënyrë tradicionale me bukë e kripë. Nga aeroporti u drejtua nga vila “Vodno” ku, përveç takimit me shefin e shtetit dhe kryeministrin mbajti edhe një fjalim të shkurtër.


Në takim me papën morën pjesë kreu i KOM z.z. Stefan dhe krerët e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Efendi Rexhepi, të Kishës evengelike-metodistike Mihail Cekov dhe të Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq.

Pasdite para se të largohej nag vendi, mbajti takime ndërfetare me të rinjtë në kishën katolike, ndërsa pastaj edhe me priftërinjtë dhe familjet e tyre.

Vizitën historike të papa Françeskut e ndoqën 250 media vendore dhe më shumë se 100 të huaja. Qëndrimi i tij u përputh me 25 vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori