Papa refuzoi një udhëtim me helikopter për në Vatikan

Dalja e Papa Franceskut nga spitali ku jeta e tij ishte dy herë në rrezik gjatë një qëndrimi pesë-javor shënoi një ditë të jashtëzakonshme.
Herët këtë mëngjes, zyrtarë të lartë i thanë Sky News se Papa refuzoi një udhëtim me helikopter për në Vatikan.
Në vend të kësaj, ai preferoi të udhëtonte me makinën e tij të bardhë Fiat Papal mes njerëzve, përcjell Telegrafi.
Të paktën 3,000 njerëz u mblodhën jashtë spitalit Gemelli, i cili u vendos nën masat më të larta të sigurisë nga oficerët e policisë të vendosur në vendngjarje.
Në mesditë në Romë, Papa më në fund u shfaq në një ballkon.
Besimtarët filluan të duartrokasin dhe të brohoritnin emrin e tij, ndërsa përpiqeshin të “kalonin gardhin” për të parë më mirë.
Zëri i papës është ende shumë i dobët - dhe për shkak të trajtimit të tij dhe fuqisë së dobët që ai ka, supozohej të thoshte ndoshta vetëm disa fjalë. /Telegrafi/

































